Ngjyra për muret – Si ta zgjedhni ngjyrën më të mirë për shtëpinë tuaj?

Ngjyrat për mure në kohën e sotme moderne mund të jenë të lloj-llojshme. Sa i përket rregullimit të enterierit, ngjyrosja ka vendin në gjërat më të rëndësishme në punët përfundimtare në shtëpi.

Zgjedhja e ngjyrave për muret është thelbësore në realizimin e asaj që e dëshironi dhe e prisni në shtëpinë tuaj.

Shkenctarët pohojnë se vijat elemntare të karakterit të dikujt mund të përcaktohen në bazë të ngjyrave të preferuara. Zgjedhja e ngjyrës për mure kryesisht është më e rëndë se sa vetë ngjyrosja: prandaj në fillim është e rëndësishme që të siguroni mostrën dhe katalog të ngjyrave.

Pra, në fillim zgjedhne ngjyrën (ose kombinimin e ngjyrave) e cila do të jetë baza për të gjitha. Zgjedhja sigurisht mvaret nga atmosfera që dëshironi të krijoni. Bile edhe orenditë dhe mobiljet do të duken ndryshe, më të forta, nëse e zgjedhni ngjyrën e duhur.

Nëse dëshironi hapsirë të qetë, zgjedhni ngjyra më të ndritshme me nianse të ngjajshme. Më shumë dritë do të thotë më shumë hapsirë. Hapsirat më të vogla gjithmonë ngjyrosni me ngjyra më të ndritshme, sepse ngjyrërat e forta optikisht e ngushtojnë hapsirën.

Me ngjyrat e errëta mos e teproni. Nëse e keni të afërt bukurinë e hapsirave të errëta, nevojat dhe dëshirat e juaja mund t’i kënaqni në atë mënyrë që mobiljet me ngjyrë të çelur i kombinoni me muret me ngjyrë të mbyllur. Ngjyrat e forta që bien shumë në sy vizuelisht e zvogëlojnë hapsirën, prandaj për çdo rast ngjyroseni me ngjyrë të mbyllur pjesën e anës sa më të vogël të murit.

Ngjyrat e argjendëta, të arta dhe ngjyrat e tjera të ndritshme për mure me efekt metalik janë ideale për dekorimet moderne të hapsirave dhe theksimin e detajeve. Më së miri përputhen më hapsirat ku ka shumë xhama dhe pasqyra.

Ngjyrat e mureve me teksturë janë mjaftë elegante dhe poashtu prodhojnë ekekte interesante në enterier. Një anë e murit me këtë lloj ngjyre mund të krijojë freski vizuele dhe të bëjë shumë në një ambient të bezdisshëm.

Ekzistojnë dy lloj ngjyrash për lyerje: ngjyra me bazë vaji (ato nga të cilat muret shkëlqejnë) dhe ngjyrat me bazë uji. Variantet moderne të ngjyrave me bazë uji janë pothuajse njësoj të shkëlqyeshme, ndërsa përparësia e tyre është se shume shpejtë thahen. Kur bleni ngjyra, mos kurseni, por zgjidhni ato nga prodhuesit më të njohur.

Poashtu, ekziston edhe e ashtuquajtura “bazë ngjyre”. Shfrytëzojeni këtë nëse dëshironi që me ngjyrë të errët të lyeni ndonjë niansë tejet të ndritshme ose nëse muret tuaj janë bërë shumë me njolla.

Sipas karakteristikave mekanike shtresat e ngjyrave për mure i ndajmë në ato që mund të lahen, që nuk mund të lahen dhe ngjyra speciale.

Ngjyrat për mure që nuk mund të lahen përmbajnë shumë pak sasi lidhëse, prandaj nuk janë rrezistuese ndaj pastrimit me ujë, por “durojnë” vetëm fshirjen me lecka të thata. Bëjnë pjesë në përzierjet më të lira, të njohura edhe me emrin semidisperzive. Forcën mekanike e kanë shumë të vogël, ngjyra shumë shpejtë dëmtohet dhe prandaj nevoitet ngjyrosja më e shpeshtë.

Ngjyrat për mure që mund të lahen përmbajnë më shumë sasi lidhëse. Janë të rrezistueshme në larjen me ujë dhe detergjent, kur përsojnë ndonjë dëmtim mekanik ose njollosje. Shumë mirë shtresohen në sipërfaqet e lëmuara, kështu që gjurmët e cilindrit ose brushës për lyerje nuk janë të dukshme në murë. Këto përzierje janë të njohura edhe me emrat ngjyra disperzive dhe ngjyra akrilike.

Ngjyrat speciale për mure janë ato që japin efekte të veçanta dekorative, kështuqë muri mund të marrë pamjen e shkëlqimit të mermerit, mëndafshit, rërës, gurit, etj. Këto ngjyra prodhohen me sasitë më kualitative lidhëse, në të shumtën e rasteve janë ngjyra që mund të lahen dhe që mirëmbahen mirë. Ekzistojnë edhe ngjyra të ndryshme për qëllime të veçanta: fluoroscente, termoizoluese, antinikotine, antifungicide si mbrojtëse kundër njollave, mykut dhe bakterjeve.

Rregull i përgjithshëm është se për ngjyrosje kualitative janë të nevojshme rreth 4 litra ngjyrë për çdo 32 metër katrorë. Prandaj me kujdes matni hapsirën të cilën dëshironi ta ngjyrosni, por pa marrë parasysh se sa ngjyrë ju thotë shitësi se ju duhet – gjithmonë bleni pak më tepër, për çdo rast.

kosovarja.ch