1.4 C
Priština
More

    Nëse një mama do të paguhej do të meritonte 10 mijë euro në muaj!

    spot_imgspot_img

    Shofere private, kuzhiniere, një blerëse personale. Tepër? Një njeri kaq i kompletuar ekziston në realitet dhe është mama. Një “profesion” që nëse do të paguhej do të meritonte 3000 euro në muaj, për angazhimin, përgjegjësinë dhe fleksibilitetin, shkruan Corriere Della Sera.

    Ja përse.

    Sipas llogarive të bëra nga ProntoPro.it për të arritur në këtë shifër janë marrë parasysh të gjitha aktivitetet që mamatë kryejnë brenda dhe jashtë shtëpisë, duke ju referuar pagesave mbi orët e punës.

    Sipas shkrimit, një mama, gjithashtu duhet të ketë aftësi dhe kompetenca mjekësore. Si rrjedhim ajo duhet të paguhet. Si shofere private që shoqëron fëmijët në shkollë, pishina apo te miqtë rreth 13 Euro në orë. Mamaja është gjithashtu kuzhiniere në shtëpi, profesion që po kërkohet gjithnjë e më tepër dhe pagesa shkon deri në 30 Euro në orë. Larja e rrobave dhe pastrimi janë gjithashtu aktivitete të mamave dhe kërkojnë së paku 18 orë në javë.
    Shumë e shumë herë mamatë bëhen edhe blerëse personale, konsulentë të tillë zakonisht paguhen 50 Euro, por duhet kujtuar se një nënë nuk konsulton vetëm për këpucë e veshje, por edhe libra, artikuj sportivë apo lodra, ndaj meriton së paku 150 Euro në muaj. E fundit por ndoshta më e rëndësishmja, rolin e trajnerit të jetës. Çdo prind është trajner jete, i disponueshëm për 24 orë. Nëna është trajnerja e parë e jetës dhe vetëm me këtë “punë” do të fitonte 8820 Euro në muaj…që nuk janë futur në llogari.

    Këto janë shifrat që meriton një nënë italiane, por nënat shqiptare sa do të fitonin?

    Burimi: 27.al

    Shpërndaje postimin:

    spot_imgspot_img

    Të popullarizuara

    spot_imgspot_img

    Artikuj të ngjajshëm
    Artikuj të ngjajshëm

    Pushimet shijojnë më shumë me Prime Travel

    Ndërsa ditët e diellit të gushtit i lënë butësisht...

    Dëshironi të vraponi më shpejt, ndiqni këto tri këshilla

    Të gjithë e kemi dëgjuar frazën se duke e...

    Dëgjoni këto këngë për seks të ngadaltë dhe sensual

    Muzika mund të ndikojë në dëshirën tonë seksuale. Kështu...

    Çfarë është shtatzënia ektopike?

    Një shtatzëni ektopike mund të jetë një ngjarje shkatërruese...