1.4 C
Priština
More

    Nëse mishi e ndryshon ngjyrën, a është kjo e rrezikshme?

    spot_imgspot_img

    Nuk ju fajësoj nëse gatimi i mishit ju bën nervoz. Pavarsisht nëse është ndonjë mish viçi apo biftek i thatë, ju dëshironi të siguroheni se keni zgjedhur diçka të freskët.

    Por, çfarë ndodhë nëse mishi që qëndron në frigorifer për disa ditë, apo është i ngrirë dhe nuk duket fare i kuq si më parë? A jeni ende të sigurtë se mund ta konsumoni apo duhet ta hidhni?

    Cilat janë shkaqet e ndryshimit të ngjyrës së mishit të kafshëve dhe shpezëve?

    Që nga mishi i kuq e deri tek mishi i pulës, këtu po ju paraqesim arsyet pse mishi mund të ndryshojë ngjyrën dhe çfarë nënkupton kjo.

    Mishi i kuq

    Pamja pa dyshim që luan një rol të rëndësishëm për gjërat që i mendojmë si të freskëta, dhe në rastin e mishit të kuq, ju sigurisht vëreni shenjat e ndritshme të së kuqes e që paraqet freskinë e mishit. Kjo ngjyrë është rezultat i proteinave në mish e quajtur myoglobin e cila shëndrrohet në oxymyoglobin dhe prodhon ngjyrë të kuqe të gjallë në kontakt me oksigjenin.

    Jo të gjitha llojet e mishit kanë të njejtën ngjyrë, edhepse – ngjyra ndikohet nga faktorë si dieta, seksi, stërvitjet, speciet dhe sidomos mosha – gjë që mund të prodhojnë mish me ngjyrë më të errët.

    Ekspozimi i zgjatur në ajër dhe dritë gjithashtu mund të errësojnë ngjyrën e mishit, duke filluar nga e kuqja e ndritshme, si në rastin e hamburger-ave dhe fillojnë të kthehen në ngjyrë gri, por nga brenda janë ende të kuq. Ndryshimi i ngjyrës mund të ndodhë edhe nëqoftëse mishi i gjallë është i ngrirë, ku ai mund të zbehet ose të errësojë ngjyrën.

    Mishi i shpezëve

    Shpezët e papërpunuar ndonjëherë mund të kenë një nuance të mavijosur në mish apo lëkurë të ndritshme të verdhë, e cila mund të duket e çuditshme nëse jeni mësuar me mishin e tyre paksa më të bardhë. Ashtu sikur mishi i kuq, variacionet e ngjyrës rezultojnë nga ndryshimet në dietën e të ushqyerit, ushtrimet dhe mosha.

    Pra, a është i sigurtë konsumi i tyre?

    Lajmi i mirë është, edhe nëse ka ndryshim të ngjyrës, mishi i kuq apo i shpezëve akoma mund të konsumohet nëqoftëse ruhet siç duhet në frigorifer dhe nëse konsumohet brenda një periudhe të sigurtë kohore (deri në dy ditë për mishin e bluar dhe pesë ditë për llojet tjera).

    Ajo çfarë dëshironi të dini më shumë se sa ngjyra e mishit është era e keqe e mishit apo gjatë prekjes është si ngjitës. Në këto raste, lërini shqisat tuaja që të ju udhëzojnë./kosovarja.ch/

    Shpërndaje postimin:

    spot_imgspot_img

    Të popullarizuara

    spot_imgspot_img

    Artikuj të ngjajshëm
    Artikuj të ngjajshëm

    Pushimet shijojnë më shumë me Prime Travel

    Ndërsa ditët e diellit të gushtit i lënë butësisht...

    Dëshironi të vraponi më shpejt, ndiqni këto tri këshilla

    Të gjithë e kemi dëgjuar frazën se duke e...

    Dëgjoni këto këngë për seks të ngadaltë dhe sensual

    Muzika mund të ndikojë në dëshirën tonë seksuale. Kështu...

    Çfarë është shtatzënia ektopike?

    Një shtatzëni ektopike mund të jetë një ngjarje shkatërruese...