Nga koha në kohë lidhjet afatgjata shëndrrohen në të bezdishme dhe të padurueshme, mirëpo nëse mashkulli juaj ju kritikon vazhdimisht atëherë jeni përfshirë në një lidhje në të cilën emocionalisht abuzoheni.
Ngadalë por sigurtë, partnerët toksikë do të punojnë që t`ju nënvlerësojnë me qëllim që të kenë kontroll të plotë tek ju. Kritikojnë mënyrën si dukeni, si flisni, si hani, pak a shumë ju pengon gjithçka që ju bëni, madje ju kritikojnë që reagoni ndaj sjelljeve të këtilla abuzive!
Klientja ime Zana(jo emër i vërtetë) ka jetuar me të dashurin për tre vite. I dashuri i saj ishte kundërshtues dhe person jo i besueshëm gjatë tërë lidhjes së tyre mirëpo kur filluan të jetojnë së bashku, sjellja e tij u përkeqësua. Ai filloi të kthehet në shtëpi disa orë më vonë se zakonisht dhe nuk i përgjigjej telefonatave të Zanës që të shpjegohet pse është vonë. Një natë në ora 4 të mëngjesit nuk ishte ende në shtëpi dhe nuk i përgjigjej telefonatave, në dëshprim Zana e thërret njërin prej kolegëve të tijë, duke e zgjuar atë në këtë kohë të papërshtatshme. Kolegu i tha se kishte qenë me të dashurin e saj në një bar mirëpo ishin ndarë që në mesnatë. I dashuri i saj atë natë kishte ardhur në ora shtatë të mëngjesit duke bërtitur pse e ka zgjuar kolegun e tij në ora katër të mëngjesit dhe duke e ofenduar me fjalë të pazakonta.
Zana, që ishte rritur në një shtëpi përplot me pabesi dhe mospërputhje, në fakt ishte ndjerë e turpëruar dhe me faj nga ai veprim.
Meshkujt toksik ju zhveshin nga vetëbesimi që të mund të ju kontrollojnë, ju bëjnë të mendoni se nuk meritoni asgjë madje as gjërat që janë të nevojshme për mirëqenien tuaj.
Ju mbajnë të bllokuar dhe ju bëjnë të mendoni se askush tjetër nuk do ju kishte dashur me tërë këto të meta duke ju bërë të mendoni se JU keni defekte e jo ai.
Sjellja e tillë është tejet toksike dhe veprimi më i mirë që mund ta bëni është të largoheni sa më shpejt nga ai person./kosovarja.ch/