-0.4 C
Priština
More

    Nëse keni tension të ulët gjaku, provoni këtë trik!

    spot_imgspot_img

    Nëse keni problem me tensionin e ulët, dushin përfundoni gjithmonë me ujë të ftohtë. Rezultati do të ishte edhe më i mirë nëse me furçë të tharë masazhoni lëkurën në drejtim të zemrës.

    Vendos jastëk nën kokë

    Kur shtriheni në krevat, vendosni disa jastëqe nën kokë dhe qafë që kalimi nga pozicioni i shtrirjes në atë të qëndrimit (në këmbë) të mos jetë shumë i shpejtë. Në këtë mënyrë i shmangeni marramendjes.

    Dushin përfundoni me ujë të ftohtë

    Dush i alternuar me ujë të nxehtë dhe të ftohtë ndikon në forcimin e enëve të gjakut. Për shkak të ndryshimeve të shpejta të temperaturës ato shpejtë zgjërohen dhe mblidhen, ashtuqë lehtë përshtaten me ndikimet nga jashtë. Dushin gjithmonë përfundoni me ujë të ftohtë. Efekti do të jetë edhe më i mirë nëse me furçë të tharë masazhoni lëkurën në drejtim të zemrës.

    Ushqehuni më pak dhe më shpesh

    Presioni i gjakut është më i ulët përgjatë orës së parë pas ushqimit. Ai bie për shkak se organeve të tretjes i duhet gjak për të kryer funksionin e tyre. Ky efekt është më i dobët në qoftë se ju hani racione me më pak ushqim.

    Largoni alkoolin

    Alkooli ka shumë ndikime negative: nxit nxjerrjen e lëngjeve nga organizmi, pengon punën e qendrës për drejtëpeshim në tru dhe ngadalëson punën e zemrës. Përveç kësaj, ndikon negativisht në skajet nervore të vogla që janë përgjegjës për ngushtimin e enëve të gjakut, për shkak të së cilës përkeqësohen simptomet e çrregullimit të qarkullimit.

    Edhe kripa lejohet

    Kripa e kuzhinës lidh lëngjet në organizëm, me çka tensioni i gjakut rritet pak. Vakti i fortë i mëngjesit dhe ushqimet e kripura, si p.sh. “gullashet”, ndikojnë që të ndjeheni më mirë.

    Shpërndaje postimin:

    spot_imgspot_img

    Të popullarizuara

    spot_imgspot_img

    Artikuj të ngjajshëm
    Artikuj të ngjajshëm

    Pushimet shijojnë më shumë me Prime Travel

    Ndërsa ditët e diellit të gushtit i lënë butësisht...

    Dëshironi të vraponi më shpejt, ndiqni këto tri këshilla

    Të gjithë e kemi dëgjuar frazën se duke e...

    Dëgjoni këto këngë për seks të ngadaltë dhe sensual

    Muzika mund të ndikojë në dëshirën tonë seksuale. Kështu...

    Çfarë është shtatzënia ektopike?

    Një shtatzëni ektopike mund të jetë një ngjarje shkatërruese...