-0.3 C
Priština
More

    Nëntë këshilla për të zbutur mundimin e mëngjesit gjatë shtatzanisë

    spot_imgspot_img

    Njëra prej anëve negative gjatë shtatzanisë është mundimi i mëngjesit. Edhe pse quhet mundimi i mëngjesit, ajo mund të ndodhë gjatë gjithë ditës, si dhe natën. Për shumë gra kjo mund të kalojë në muajin e tretë të shtatzanisë. E tek disa tjera, kjo mund të zgjasë gjatë gjithë shtatëzanisë. (sidomos nëse bëhet fjalë për shtatzani shumëfrytëshe).

    Ekspertët amerikanë nga Universiteti i Amerikës Jugore thonë që gratë zakonisht duhet të ballafaqohen me mundimin e mëngjesit, e sidomos nëse një gjë të tillë e kanë pasur edhe nëna e motra gjatë shtatzanisë së tyre. Atëherë fajësoni gjenet tuaja, ose të paktën ndryshoni disa veti dhe siguroni ditë më të lehta.

    1. Ikini ushqimit të mbushur me vaj, i cili vështirë tretet dhe nuk është i shëndetshëm. Më së shumti mendohet në ushqimin e shpejtë dhe atë të fërguar.
    2. Pini shumë lëngje, ujë, cajëra të lehtë, lëng citrusi i cili mund t’ju ndihmojë në pastrimin e trupit dhe ndihmon në tretje më të shpejtë.
    3. Nëse keni mundim derisa udhëtoni, apo duke shkuar deri në punë, ndërroni orarin e ngrënies. Ose hani shumë kohë më parë se të niseni për punë, ose lëreni të hani në pune.
    4. Hani pemë si: molla, dardha, fruta mali, pastaj nana dhe mjalt- nga ky kombinim mundimi juaj do të kalojë shumë shpejtë dhe do të ndiheni më mirë.
    5. Zhvillojeni shprehinë e të pirit caj nga bimët.
    6. Menjëherë sa të zgjoheni, hani krekerë apo bëni një tost.
    7. Një gotë ujë të nxehtë mund ta largojë ndjenjën e të përzierit, sidomos nëse në të hidhni kim, fara dhe xhenxhafill të thatë.
    8. Me ujë të nxehtë gjithashtu mund të shpërlani gojën dhe ta largoni ndjenjën e përzierjes
    9. Nana (mendërsa) ka efekt anestetik dhe ju ndihmon që të ju qetësoj lukthin nga përzierja. Nana mund të përdoret edhe nga ato që kanë probleme me tretjen, përzierje në lukth, mbyllje të kanaleve e shumë të tjera, që e bën një bimë ideale për shtatzënat. /gruja-sot.com/

    Shpërndaje postimin:

    spot_imgspot_img

    Të popullarizuara

    spot_imgspot_img

    Artikuj të ngjajshëm
    Artikuj të ngjajshëm

    Pushimet shijojnë më shumë me Prime Travel

    Ndërsa ditët e diellit të gushtit i lënë butësisht...

    Dëshironi të vraponi më shpejt, ndiqni këto tri këshilla

    Të gjithë e kemi dëgjuar frazën se duke e...

    Dëgjoni këto këngë për seks të ngadaltë dhe sensual

    Muzika mund të ndikojë në dëshirën tonë seksuale. Kështu...

    Çfarë është shtatzënia ektopike?

    Një shtatzëni ektopike mund të jetë një ngjarje shkatërruese...