1.4 C
Priština
More

    Nënat zgjedhin operacionin pa e marrë në konsideratë fare lindjen natyrale, çfarë thonë mjekët për këtë trend në rritje

    spot_imgspot_img

    Ndonjëherë lindja me operacion planifikohet paraprakisht, kurse në rastet tjera duhet të kryhet për shkak të komplikimeve që mund të shfaqen. Ndodh shpesh që lindja fillon në mënyrë normale, por gjatë rrjedhës së saj shfaqet ndonjë komplikim.

    Në këto raste është e nevojshme që bebja të nxirret sa më shpejt në mënyrë që të ruhet mirëqenia e saj. Ndodh që gjatë lindjes të rrahurat e zemrës së bebes bëhen më të ngadalta ose çrregullohen gjë që tregon për shenja të vuajtjes së bebes dhe në këtë rast lindja duhet të kryhet urgjentisht me operacion. Këto dhe shumë faktorë të tjerë kërkojnë të kryhet një operacion urgjence.

    Por çfarë thonë mjekët gjinekologë në lidhje me këtë? Pse kohët e fundit është rritur ndjeshëm numri i lindjeve me operacion çezarian në vendin tonë?

    Sipas mjekëve, vetëm në spitalin e Tiranës “Mbretëresha Geraldinë”, vijnë në jetë rreth 37% e fëmijëve nëpërmjet operacionit çezarian, ndërsa në maternitetin “Koço Gliozheni” rreth 33%. Këto të dhëna statistikore na i paraqet ne faqen zyrtare të maternitetit “Mbretëresha Geraldinë”, gjinekologia Rubena Moisiu.

    Pse lindin kaq shumë fëmijë me operacion?

    Sipas mjekes këtë e kërkojnë edhe vetë nënat, kjo pasi ato mendojnë se shëndeti i fëmijës do të jetë më i sigurt, duke shprehur gjithashtu se kjo nuk është aspak e vërtetë. Këto nëna gjithashtu shfaqin edhe njëfarë frike në lidhje me lindjen natyrale, e cila i frenon të lindin në këtë mënyrë. Pra e konsiderojnë lindjen me operacion si “rrugën më të shkurtër dhe më të thjeshtë”.

    Përse nënat zgjedhin të lindin me operacion, ndonëse sipas ekspertëve kjo ka më tepër rreziqe për femrat?

    Sipas mjekes një prej arsyeve është diferenca e madhe ndërmjet lindjeve, ku nëna e kryen të dytën në një moshë relativisht të madhe, ku mundësitë për të pasur një lindje normale janë të pakta. Një tjetër arsye është një lindje e mëparshme me operacion, rritja e numrit të infeksioneve që sipas nënave mund të prekin edhe fëmijën është rritur gjithashtu. Krahas kësaj mjekja Moisiu ju bën thirrje të gjitha grave të bëjnë sa më shumë lindje natyrale, ndryshe mund të bëjnë vetëm nëse mjeku jua këshillon këtë.

    Burimi:pernenat.al

    Shpërndaje postimin:

    spot_imgspot_img

    Të popullarizuara

    spot_imgspot_img

    Artikuj të ngjajshëm
    Artikuj të ngjajshëm

    Pushimet shijojnë më shumë me Prime Travel

    Ndërsa ditët e diellit të gushtit i lënë butësisht...

    Dëshironi të vraponi më shpejt, ndiqni këto tri këshilla

    Të gjithë e kemi dëgjuar frazën se duke e...

    Dëgjoni këto këngë për seks të ngadaltë dhe sensual

    Muzika mund të ndikojë në dëshirën tonë seksuale. Kështu...

    Çfarë është shtatzënia ektopike?

    Një shtatzëni ektopike mund të jetë një ngjarje shkatërruese...