Lindja si proces, qoftë natyrale apo me operim, sjellë lodhje tek nëna. Prandaj ato duhet të mendojnë të kujdesen ndaj vetes së tyre, për të rimarrë veten dhe të jenë të gatshme për foshnjat.
Healthline ka publikuar një artikull me sugjerimet e dietologëve, se çfarë duhet të konsumojnë nënat menjëherë pas lindjes.
Sipas tyre, supa e pulës është ushqimi i përsosur pas lindjes. Ajo është hidratuese dhe e kripur për të rimbushur elektrolitet në mënyrë të natyrshme.
Hurmat janë një burim i mahnitshëm i sheqernave të thjeshtë për t’ju ndihmuar të nxisni një energji të shpejtë pas lindjes.
Bollguri është relativisht i butë dhe i pasur me fibra. I kombinuar me fruta, sjell edhe vitaminat nga ato.
Vezët janë një burim thelbësor i proteinave për të ndihmuar në zbutjen e muskujve të lënduar.