Nëse ju jeni një nënë e punësuar e cila është duke punuar tërë ditën, largoni shqetësimet se mungesa e juaj do të dëmtojemocionalisht apo në mënyrë sociale fëmijun tuaj.
Një studim britanik iu drejtua fëmijëve, nënat e të cilëve punojnë, dhe arriti në përfundim se atyre aspak nuk u pengon mungesa e prindërve për t’u zhvilluar normalisht. Hulumtimi i Departamentit të Epidemiologjisë dhe Shëndetit Publik në Universitetin i Londrës, nuk ka gjetur asnjë dëshmi se fëmijët e nënave që punojnë me orar të shkurtër apo të plotë, do të vuajnë nga ndonjë pasojë e dëmshme.
Skenari ideal për fëmijë, sipas shkencëtarëve, do të ishte që të dy prindërit që jetojnë me ta në të njëjtën shtëpi dhe që të dy prindërit të jenë duke punuar.
“Në këtë studim, ne nuk kemi gjetur asnjë dëshmi që ka ndonjë efekt negativ afat-gjatë në sjelljen e fëmijëve, kur nëna e tyre ka filluar të punuoj që nga viti i parë të jetës së tyre” tha Ani Mekmun.
Sipas saj punësimi i prindërve ka shumë përparësi për sa kohë që „ata kanë mbështetje, nuk punojnë me orë të zgjatura dhe mund të kombinojnë shoqërimin me fëmijët në kohën e tyre të lirë dhe punës së tyre të paguar.
Mijëra e prindër, kryesisht nënat, iu kanë përgjigjur pyetësorit për çështjet teknike që kanë të bëjnë me fëmijët, kur ata ishin bebe, kur ata arritën moshën tre dhe pesë vjet. Pyetjet kanë mbuluar zonën e sjelljes dhe manifestimeve të caktuara të jashtme të njëjta – hyperactivity, shpërthimeve të zemërimit dhe agresivitetit, dhe ato të brendshme, emocionale – frustrimit, të qarat dhe ankthe.
Ky studim vetëm e konfirmoi atë që nënat tashmë intuitivisht e dinë se në qoftë se ato mund ta balancojnë punën dhe amësinë, fëmijët e tyre do të jenë të lumtur dhe të kënaqur. /kosovarja.ch/