‘Baby Blues’ (depresioni i paslindjes) është dukuri e shpeshtë pas lindjes së fëmijës dhe konsiderohet si gjendje fiziologjike. Çrregullimi krijon frikë të caktuara dhe dyshime, por zakonisht kalojnë vetëvetiu me mbështetjen e partnerëve dhe të mjedisit. Vetë depresioni i paslindjes shpesh është stigmatizuar dhe rreth tij flitet shumë pak, sepse familjarëve është e vështirë t’i flitet për gjërat negative në momentin kur do të duhej të janë më të lumturit në botë. Për këtë arsye këto yje kanë vendosur të flasin publikisht për këtë sëmundje, sepse besojnë se kështu do t’i ndihmojnë shumë gra të cilat përballen me të njëjtin problem.
„Kur thuani se nuk po mundeni të ndjeni lidhjen me fëmijën, të gjithë ju thonë: E po, çfarë nëne je ti? – në vend që të ju ndihmojnë”, ka thënë aktorja Gwyneth Paltrow, e cila edhe vetë ka vuajtur nga depresioni i paslindjes pasi që ka lindur fëmijën e saj të dytë, të birin Moses (Moisiun). „Nuk kam ndjerë lidhshmëri me askënd. Unë isha si një ‘zombi’, robot, e ndarë nga çdo gjë dhe nuk kam pasur as një fije instinkti të nënës”, ka deklaruar 39-vjeçarja Paltrow në emisionin Bisedë me Amanda de Cadenet në televizion amerikan. Shtatzënia e parë dhe lindja e vajzës Apple kanë kaluar më së miri ashtuqë Paltrow nuk ka mund të kuptojnë se çfarë po ndodhte me të, deri sa një ditë burri i saj Chris Martin i ka thënë se mendon që ajo vuan nga depresioni dhe se ajo kishte nevojë për kujdes mjekësor. „Isha e tmerruar, e turpëruar. Jo, jo, kundërshtoja. Por pastaj kam bërë kërkime simptomash dhe e kuptova: Oh po, kjo është ajo „, ka pranuar publikisht aktorja amerikane. Ka vendosur të flasë publikisht për sëmundjen, sepse beson që do t’i ndihmojë shumë gra të cilat përballen me të njëjtin problem, dhe ndoshta në mesin e tyre nuk gjejnë mirëkuptim.
Ndër ‘mamatë’ e para të famshme të cilat kanë folur hapur për sëmundjen ishte aktorja Brooke Shields, e cila shkroi një libër për luftën e saj me depresionin pas lindjes së vajzës së parë, Rowan Francis, 2003. Ylli i serialit Lipstick Jungle në libër ka përshkruar se si është fundosur në melankoli dhe se absolutisht asgjë nuk ka mund ta gëzojë, madje as buzëqeshja e fëmijës, dhe pastaj kjo brengosje është rritur në përmasa të mëdha. „Ky ishte një trishtim tmerrësisht i madh dhe më dukej se kurrë nuk do të kalojë“, ka shkruar Shields e cila është sëmurë aq rëndë që ka menduar edhe për vetëvrasje dhe madje ta lëndojë edhe vetë fëmijën e saj. Kur më në fund kërkoi ndihmë profesionale, mjeku depresionin e përshkroi jo vetëm si ndryshime hormonale karakteristike të shtatzënisë dhe lindjes por edhe stresit për shkak të mbarësimit artificial dhe abortit të mëparshëm dhe faktit që Shields vetëm tri javë para lindjes ka humbur babain. Përveç ‘psikoseancave’ i ka përshkruar antidepresant Paxil, i cili, siç ka thënë edhe vetë, i ka shpëtuar jetën, por ka futur thellë në vete edhe zemërimin e kolegut Tom Cruise, mbështetësit të thellë të mësimeve shkencore që nuk njohin as psikologjinë, as psikiatrinë, si dhe as ndonjë mjekim. Ka mund të shërohet edhe me vitamina, ka deklaruar Cruise në komentin se antidepresivët janë të rrezikshëm dhe të papërgjegjshëm, për të cilën Shields ju përgjigj publikisht që ai le të qëndrojë në luftën me jashtëtokësorët, por asaj dhe nënave tjera le t’i lejojë të luftojnë me depresionin pas lindjes, me të cilën, unë mendoj, megjithatë kanë më shumë përvojë se ai. Më vonë Cruise, kinse, i kërkoi falje sinqerisht, dhe ajo e pranoi faljen.
Lisa Marie Presley, edhe vetë anëtare e Kishës së Scientology-së, ka pohuar se ajo është shëruar nga depresioni vetëm duke përdorur vitamina, por shumë yje të tjerë megjithatë janë drejtuar për ndihmë psikologjike dhe ilaçe. Aktorja Courteney Cox ka pranuar se asaj, kur, pas lindjes së vajzës së saj Coco, vitin 2004, ka vuajtur nga depresioni, i kanë ndihmuar më së shumti preparatet me progesteron. „Unë kisha probleme serioze, jo menjëherë pas lindjes së fëmijës, por kur Coco mbushi gjashtë muaj. Nuk mundja të fle. Zemra më rrihte si e çmendur. Nganjëherë kam menduar që me makinë të fluturoj në luginë. Mjeku më tha se hormonet i kisha plotësisht të çrregulluara”, tha Monica nga ‘Miqtë’ të cilës, krahas preparateve hormonale, i ka ndihmuar edhe shoqja më e mirë Jennifer Aniston, kumbara e Coco-s së vogël.
Ndihma e partnerit, familjes dhe / ose miqve të ngushtë është e nevojshme për të gjitha nënat e reja, por për nënat që vuajnë nga depresioni i paslindjes mbështetja e rrethit është veçanërisht e rëndësishme, kështuqë ekspertët këshillojnë që, sa po të identifikoni simptomat e para të depresionit, pa hezitim t’i luteni të afërmve që kohë pas kohe të kujdesen për fëmijën. Kështu do të keni rastin që ndonjëherë të shetisni vetëm, të shkoni për kafe me shoqen tuaj apo të kaloni pak kohë vetëm me partnerin tuaj që të paktën shkurtimisht të harroni për shqetësimet dhe përgjegjësitë e amësisë. Sepse, sa do që keni dëshiruar fëmijë, realiteti me të cilin po përballeni si nënë e sapo maturuar shpesh ndryshon në mënyrë drastike nga ajo që keni ëndërruar: fëmija ndoshta është qaraman, shtëpia e parregulluar sepse nuk arrini asgjë, kurse ju e pafjetur dhe aq e lodhur sa që nuk mund as të kreheni.
Aktorja Amanda Peet ka dëshiruar fort fëmijë dhe gjatë shtatzënisë ishte euforike nga lumturia. Por, kur vogëlushja Frances Pen në vitin 2007 erdhi në botë, Amanda në vend të lumturisë ndjeu lodhje të tmerrshme dhe ishte tepër e përgjumur, kurse amësia nuk e ka mbushur aspak siç e ka pritur. Dua të jem e sinqertë dhe të pranoj, sepse më duket se ende konsiderohet e turpshme nëse nuk jeni njëqind për qind e lumtur si nënë, thotë Amanda 40-vjeçare. Përveç rekomandimit që të flejë sa herë që fle edhe fëmija, ndoshta këshilla më e rëndësishme për nënën e re është që mos të kërkojë shumë nga vetja, mos të përpiqet të jetë nënë e përkryer e cila tejkalon pa problem të gjitha kërkesat e amësisë – sepse është e pamundur.
Aktorja Bryce Dallas Howard është munduar tepër me dhënien e gjirit, edhe pse kjo ishte më e dhimbshme se vetë lindja, dhe në fakt i dukej se është nënë e dëshpëruar, ashtuqë me çdo kusht donte ta fshihte këtë. „E kam detyruar veten të bëjë gjithçka që biri im, të thithë vetëm dhe ekskluzivisht qumështin tim, pa aditivë. Gati nuk flija, sepse ose i jepja gji fëmijës ose merresha me të, por asgjë nuk më shkonte për dore“, ka shkruar Bryce e cila për çdo çast të shkurtër ka pasur shpërthime për të qarë, por gjendjen e saj ka arritur ta fshehë nga rrethi – derisa një ditë shoqja e saj e gjenë duke dënesë në dyshemen e dhomës ku djali i saj, sot pesë vjeçar, Theo flinte në djep. U diagnostikua me një formë të rëndë të depresionit të paslindjes, por arriti të shërohet me bisedat me psikoterapistin dhe terapisë në grup me nënat e tjera.
Edhe Victoria Beckham ka pranuar se gjithnjë ka qarë pas lindjes së djalit të saj të parë, Brooklyn. Tre muaj nuk e kam hequr kostumin e stërvitjes, i qaja nënës, motrës, kam qarë kur isha vetëm … Sigurisht ka qenë ndonjë lloj i depresionit të paslindjes. Nuk dilja nga shtëpia, ka thënë Victoria. Përderisa ajo ka qarë vetëm tre muaj, këngëtarja Alanis Morissette nga depresioni ka vuajtur plot 15 muaj pas lindjes së djalit Ever Imre, në fund të vitit 2010. „Unë kam lindur në shtëpi, kurse lindja ka zgjatë 25 orë dhe më ka munduar shumë. Kjo u pasua me depresionin, i cili më ka habitur me forcën dhe kohëzgjatjen. Përndryshe, unë jam e prirur për depresion, por këtë herë kam ndjerë dhimbje trupi. Më dhimbte gjithçka – gjymtyrët, shpina, gjoksi, koka – dhe kështu për 15 muaj. Më dukej se isha e lyer me katran dhe se për çdo gjë që bëja më duhej 50 herë më shumë forcë. Doja të qaja, por nuk arrija ta bëj as këtë, vetëm dëshpërohesha“, ka treguar Alanis e cila tani, pas trajtimit me terapi të ndryshme, është shëruar dhe më në fund krijon një lidhje të thellë me djalin e saj./kosovarja.ch/