Veshja e tepruar e bebeve dhe fëmijëve dhe futja e tyre në disa shtresa të rrobave të trasha është e dëmshme për organizmin e tyre.
Profesori nga fakulteti i Mjekësisë në Universitetin turk „Nexhmedin Erbakan“ Konj Rahmi Ors paralajmëron se bebat dhe fëmijët e vegjël janë shumë të ndieshëm dhe se me ta duhet shume me kujdes të veproni. Ai theksoi që ekziston një varg gabimesh të cilat shumica e prindërve i bëjnë, të cilat mund të kenë pasoja shumë të dëmshme për shëndetin e fëmijëve.
Njëra nga to është e lidhur me ngrohjen e tepruar të fëmijëve me shumë rroba të veshura. Për fëmiun është plotësisht mjaftueshëm që jashtë, madje edhe në pikë të dimrit, të jetë i ngrohur deri në një temperaturë mesatare të dhomës po prej 20 gradë celzius, dhe që nuk ka nevojë që ngrohet deri në masën që të djersitet, sikur në rrugë të ishte temperatura mbi 40 gradë.
– Fëmijët të cilët vishen tejmase janë të ekspozuar në rrezikun e dehidratimit, gjegjësisht humbjes së lëngjeve në organizëm. Ajo mund të ketë pasoja negative në punën e veshkëve, dhe ndodh që në rastet ekstreme të sjellë deri tek pasojat tragjike. Ngrohja e menjëhershme e organizmit rrit edhe sasinë e substancave të dëmshme në gjak, që gjithashtu mund të reflektojë negativisht në organizëm – porosit dr. Ors.
Gjithashtu, ai paralajmëron prindërit që voglushët e tyre të mos i mbulojnë së tepërmi edhe atëherë kur shkojnë për të fjetur gjumë, sepse me atë dëmtohet kualiteti i gjumit të vetë fëmijës.
– Nxehtësia e tepërt nuk është aspak më e padëmshme se të ftohtit, dhe këtë të gjithë do të duhet ta kenë në mendje. është e rëndësishme që të mbahet temperatura optimale, mirëpo jo edhe të teprohet me masat e marra – konkludon dr. ORS. /gruaja-sod.com/