Derisa rritesha, nëna ime më ka thënë shumë gjëra si: “bëji detyrat e shtëpsië dhe pastroje dhomën”,” dëgjoje gjyshen tënde”, dhe më të preferuarën” çfarë ke bërë tani?”.
Ajo ishte i vetmi prind në një rreth ku të gjitha familjet ishin me dy prind dhe me shumë fëmijë. Ishte një kohë ku familjet me një prind nuk kuptoheshin si normale dhe nuk pranoheshin nga shoqëria. Asaj i duhej të punonte shumë për të mbajtur familjen dhe nuk kishte kohë për fjalë të ëmbla dhe kënaqësi familjare.
Mund të them se ajo kurrë nuk u shpreh me fjalë për dashurinë ndaj meje, andaj edhe është vështirë të të mungojë diçka që kurrë nuk e ke përjetuar; në vend të kësaj ajo tregonte dashurinë me pagesat dhe me çeqet që më dërgonte në shkolat më të mira, më dërgonte në pushime dhe sigurohej që mos të më mungonte asgjë.
Jo vetëm që asnjëra prej nesh nuk thoshte “të dua” por koha na kalonte duke u grinder zëshëm për gjithçka. Ajo nuk thoshte “të dua” mirëpo për festa mburrej me arritjet e mia në shkollë, më bënte kostumet për “Natën e Shtrigave”, më dërgonte në orë private muzikore e tj.
Ishte e çuditshme për mua të shikoja TV novelat familjare dhe filmat ku karakterët i përqafonin dhe ledhatoni fëmijët duke u thënë zëshëm “të dua” . Mendoja se këto gjëra nuk ndodhin në jetën reale…
Në dasmën time, nëna ime ishte planifikuesja dhe njerëzit ngelën të mahnitur nga organizimi, ushqimi, dizajni i fustanit që e dizajnuam bashkë si dhe për kohën e mrekullueshme që e kaluam të gjithë.
Gjëja që më mbeti në kujtesën e përhershme ishte moment kur më dorëzoi tek bashkëshorti, ngriti vellon, më puthi dhe më tha “të dua”.
Do të mendoni se edhe unë ia ktheva mbrapsht por në vend të fjalës “të dua” unë i thash “ e di”, sepse e dija. Kur jeni të dashuruar me të vërtetëm e dini nga mënyra se si trajtoheni. Fjalët janë të panevojshme.
kosovarja.ch