Trendi i vetullave të dendura po mbijeton për sa kohë duke i falemnderuar modeles Cara Delevingne, që këtë lloj vetullash e ka si shenjë mbrojtëse të saj. Ja se si keni mundësi edhe ju ta arrini këtë pamje të vetullave.
Cara Delevingne me vetullat e dendura dëshiron në mënyrë plotësuese të theksojë sytë e saj të kaltërt. Që të arrini këtë pamje intenzive të vetullave, shfrytëzoni hije të butë kremi në niansën e përshtatshme, me të cilën do t’i mbuloni të gjitha zbrazëtirat në vetulla.
Edhe aktorja Charlize Theron e do këtë trend, gjë që e bën atë treguese të faktit se edhe bjondet me ten të zbehtë mund të mbajnë vetulla të dendura. Është e rëndësishmë që të zgjedhni niansën e duhur të lapsit për grim dhe të shfrytëzoni krehër të vogël me të cilin do të zbusni tenin. Krahas hijeve, mund të veni edhe xhel të tejdukshëm i cili do ta mbajë formën e vetullave tuaja dhe do ta ruajë ngjyrën që mos të hiqet. Për fund, veni hije të bardhë me shkëlqim nën harkun e vetullës, në mënyrë që shikimi juaj të bëhet edhe më me shkëlqim.
Këngëtarja Beyonce ka vite që i është nënshtruar këtij trendi, ndërsa nëse edhe ju këni fytyrë zemërushe si ajo, duhet t’i trajtoni vetullat me hark të theksuar. Theksone harkun e vetullave me laps grimi ose, nëse vetullat tuaja janë së tepërmi të drejtuara, pwrpiquni që ta plotësoni harkun duke e vizatuar me lapsin për grim. Beyonce poashtu shfrytëzon teknikën e shkuljes së vetullave me emrin “ecobrow” – teknikë e cila për shkuljen e vetullave përdor fije peri.
Sofia Vergara poashtu e shfrytëzon këtë teknikë për shkuljen e vetullave, teknikë e cila ka shhumë përparësi dhe për të cilën janë përcaktuar gjithnjë e më shumë personalitete të popullarizuara. Kjo teknikë është pa dhimbje, ndërsa iritimi i lëkurës është minimal, sepse për dallim nga preparatet tjera, me fijen e perit kapen vetem qimet, por jo edhe lëkura. /kosovarja.ch/