11 C
Priština
More

    Në këto 3 raste nuk duhet të hani kurrsesi shegë

    spot_imgspot_img

    Dobitë gjithmonë vinë përkrahë me rreziqet, prandaj është e rëndësishme që të dini edhe ato!E pasur me vitaminë A, vitaminë B5 (acidi pantotenik), E, C, acid folik, kalium, fosfor dhe antioksidantë, shega, fruti më i dashur i vjeshtës,  mund të quhet pa frikë një minierë e vërtetë vlerash ushqyese.

    Për shegën janë kryer shumë studime dhe përfitimet janë të vërtetuar shkencërisht (lufton kolesterolin e lartë, arteriosklerozën, infeksionet e mishrave të dhëmbëve, kancerin e prostatës, sëmundjet e zemrës, obezitetin, parandalon hemorroidet dhe ndihmon gratë gjatë menopauzës), por disa njerëz nuk duhet ta hanë, shkruan Living.

    PERSONAT QË VUAJNË NGA TENSIONI I ULËT

    Konsumimi i lëngut të shegës mund të ulë pak tensionin e gjakut. Por nëse tensioni juaj është në vlera të ulëta, rreziku rritet edhe më shumë, ndaj bëni mirë të mos e provoni.

    MUND TË SHKAKTOJNË REAKSION NËSE BIEN NË KONTAKT ME DISA BARNA

    Një tjetër efekt anësor i shegëve është bashkëveprimi i rrezikshëm me ilaçe të ndryshme, ndaj këshillohuni me mjekun nëse mund të konsumoni shegë teksa merrni edhe barna. Disa prej tyre janë: amitriptyline, desipramine, fluoxetine, tramadol.

    PERSONAT QË KANË PLANIFIKUAR NJË OPERACION

    Mjekët ndalojnë konsumin e shegëve të paktën 2 javë para një ndërhyrje kirurgjikale të planifikuar. Arsyeja? Enzimat aktive në këtë frut mund të ndërhyjnë tek kontrolli i tensionit të gjakut gjatë dhe pas operacionit.

     

    Shpërndaje postimin:

    spot_imgspot_img

    Të popullarizuara

    spot_imgspot_img

    Artikuj të ngjajshëm
    Artikuj të ngjajshëm

    Pushimet shijojnë më shumë me Prime Travel

    Ndërsa ditët e diellit të gushtit i lënë butësisht...

    Dëshironi të vraponi më shpejt, ndiqni këto tri këshilla

    Të gjithë e kemi dëgjuar frazën se duke e...

    Dëgjoni këto këngë për seks të ngadaltë dhe sensual

    Muzika mund të ndikojë në dëshirën tonë seksuale. Kështu...

    Çfarë është shtatzënia ektopike?

    Një shtatzëni ektopike mund të jetë një ngjarje shkatërruese...