Jonida Vokshi është një nga aktoret më të preferuara të kohës. Ajo mbushi 34 vjet.E këtë ditëlindje, aktorja nga Shqipëria, po e konsideron si më të lumturin nga të gjitha ditëlindjet. Arsye për këtë është shtatzënia.
Këtë e ka treguar përmes një fotografie në Instagram, ku Jonida ka pozuar brenda shtëpisë. Ajo vë në pah barkun e saj të rritur tashmë kur është në javën e 31-të të shtatzënisë.
“Në 34 vite të festuara, sot është më i lumturi për mua, pavarësisht situatës. Zoti më ka bërë dhuratën më të bukur në jetë, ty e vogla ime, që numëroj ditët për të të parë fytyrën e për të të ndjerë aromën” – ka shkruar Jonida.
Jonida Vokshi është e martuar me aktorin dhe producentin nga Prizreni, Besnik Krapi.