1.4 C
Priština
More

    Në ç’rast duhet t’i hiqni bajamet?

    spot_imgspot_img

    Kur fëmija merr frymë me vështirësi nëpërmjet hundës ose merr frymë vetëm me gojë, gërrhet kur bën gjumë, me vështirësi shqipton disa tinguj, ka infeksione të shpeshta në veshin e mesëm – kjo do të thotë se është koha për heqjen e bajameve.

    Sipas mendimit të pediatërve, bajamet hiqen pasiqë fëmija ka mbaruar moshën tre vjeçare, ndërsa në rast se vërehen simptomet dhe nuk ndërmirret asgje, në moshën e rritur mund të sjellin deri tek dëmtimi serioz i dëgjimit.

    Të gjithë ne kemi dy bajame në fyt dhe një bajam të tretë i cili gjindet në hundë, i cili nuk mund të shihet më anë të syrit. Funksioni i dy bajameve tek fyti është mbrojtës, pikërisht ata kanë rol mbrojtës që ta ruajnë thellësinë e gojës dhe fytin nga infeksionet, ndihmojnë në rritjen e qelizave linfatike dhe e mbrojnë tërë organizmin. Bajami i tretë nuk ka asnjë funksion, por përderisa nuk shkakton ndonjë problem, nuk është zmadhuar, nuk preferohet heqja e tij pa nevojë – shpjegojnë mjekët.

    Ata theksojnë se bajamet megjithatë duhet t’i ruajmë, sidomos dy bajamet tek fyti, nëse kjo është e mundur dhe nëse nuk paraqesin problem tek fëmija, sepse problemet manifestohen kryesisht në fëmijëri dhe atëherë edhe bëhet operimi i tyre.

    Bajami i tretë mund të zmadhohet dhe sjell deri tek frymëmarrja e vështirësuar me hundë, fëmija merr frymë vetëm me gojë, gërrhet, i shfaqet ton nazal gjatë të folurit, disa fëmijë nuk mund as edhe të shqiptojnë tinguj të caktuar. Poashtu, përsëritjet, rrespektivisht infeksionet e shpeshta të veshit të mesëm ose problemet që lidhen me dëgjimin, janë tregues të zmadhimit të bajamit të tretë, që është vërejtja bazike për heqjen e tij.

    Do të thotë se, nëse ekzistojnë arsye për heqjen e bajamit të tretë, ai nuk guxon të hiqet para se fëmija të kalojë në moshën tre vejçare.

    Pasi që fëmija ka mbushur tre vjet, është koha kur mund të hiqet bajami i tretë. Megjithatë, ndodh që edhe njerëzit e rritur duhet të heqin bajamet, por kjo ndodh shumë rrallë. Bajami i tretë mund të shkaktojë pasoja për dëgjimin, fytyn, ose në mënyrë të theksuar të dobësojë dëgjimin. Madhësia e tij, e cila mund të arrijë edhe diametrin e topit të ping-pongut, mund të vështirësojë zbrazjen e veshit të mesëm (i rëndësishëm për dëgjim), mund ta mbush me lëng ose të krijojë vakum, sepse e mbyll pjesën e gypave të kësaj pjese të veshit, të ashtuquajturat tube.

    Poashtu, pasojat afatgjate të zmadhimit të dy bajameve tek fyti janë ndezjet kronike, ndërsa mund të kushtëzojë edhe procesin malign në mukozat limfatike, gjë që më shpesh ndodh tek të rriturit se sa tek fëmijët.

    Kur femiu ka probleme me bajame ai nuk mund te marre fryme lirshem dhe fle me goje hapur

    Për shkak të madhësisë së bajamit të tretë, fëmijët kanë dëgjim të keq, e rrejdhimisht edhe komunikim të keq në shkollë, ndërsa pëson edhe tonaliteti i zërit të tyre. Nëse fëmija ka angine streptokoke të vazhdueshme, një herë në dy muaj, besueshmëria është e madhe që streptokoku jeton në dy bajamet e fytit, gjë qe është indikator i rëndësishëm për t’i hequr.

    Indikator i rëndësishëm për heqjen e që të tre bajameve është rasti kur ato negativisht ndikojnë në frymëmarrje. Nëse prindi vëren se fëmija bën pauza gjatë frymëmarrjes, të cilat mund të zgjasin edhe deri në 30 sekonda, do të thotë se bajamet janë rritur aq shumë saqë pengojnë thithjen normale të oksigjenit. /kosovarja.ch/

    Shpërndaje postimin:

    spot_imgspot_img

    Të popullarizuara

    spot_imgspot_img

    Artikuj të ngjajshëm
    Artikuj të ngjajshëm

    Pushimet shijojnë më shumë me Prime Travel

    Ndërsa ditët e diellit të gushtit i lënë butësisht...

    Dëshironi të vraponi më shpejt, ndiqni këto tri këshilla

    Të gjithë e kemi dëgjuar frazën se duke e...

    Dëgjoni këto këngë për seks të ngadaltë dhe sensual

    Muzika mund të ndikojë në dëshirën tonë seksuale. Kështu...

    Çfarë është shtatzënia ektopike?

    Një shtatzëni ektopike mund të jetë një ngjarje shkatërruese...