5.5 C
Priština
More

    Në cilën moshë fillon rreziku për shtatzëni?

    spot_imgspot_img

    Ndonëse dekada e katërt e jetës, sipas studimeve, gratë i gjenë në gjendje më të mirë financiare e psiqike, shanset për të mbetur shtatzënë zvogëlohen. E edhe nëse ndodhë kjo, problemet mund të jenë të mëdha e me pasoja për fëmijën.

    Pas moshës 35 vjeçare ovulacioni është i pasigurt.  Por nëse arrihet deri tek shtatëzania mund të shfaqen komplikime siç është shtypja e lartë e gjakut, sëmundja e sheqerit e lidhur me shtatzëninë, rrezik më të lartë për abort, si edhe përqindje më të lartë që lindja të ndodhë me prerje cezariane.

    Nga studimet është vënë re se ka një rritje të rëndësishme të shpeshtësisë së sëmundjeve gjenetike tek foshnjat e lindura nga nënat mbi 35 vjeç.

    Kjo shifër e bazuar në të dhëna statistikore, mbështetet edhe në fakte mjekësore. Këto të fundit akuzojnë si shkaktarë të anomalive të lindura çrregullimet në proçesin e ndarjes qelizore të vezës.

    Nga ndarja normale qelizore prej një qelize vezë paraardhëse (qeliza mëmë) burojnë dy qeliza pasardhëse të reja (dy qeliza bija), të cilat kanë numër të barabartë kromozomesh (janë struktura të përbëra nga materiali gjenetik ­ADN dhe proteinat.

    Ato gjenden në të gjitha qelizat me bërthamë të trupit të njeriut). Nëse nuk ndodh një ndarje korrekte qelizore, këto qeliza bija nuk trashëgojnë më secila nga një numër të barabartë dhe të duhur të kromozomeve. Ato do të karakterizohen nga tepria ose mangësia e këtyre strukturave gjenetike.

    Nëse një qelizë e tillë fekondohet për të dhënë një individ të ri atëherë edhe foshnja do të trashëgojë të njëjtat anomali të numrit të kromozomeve si të qelizave seksuale prindërore, qofshin të nënës apo të babait.

    Sindroma Doën përbën anomalinë kromozomike më të shpeshtë ndër defektet e lindura. Fëmijët e prekur nga ky sindromë vuajnë vonesë mendore të shkallëve të ndryshme dhe defekte fizike në lindje. Një tjetër problem është edhe ai i abortit spontan (dështim i rastësishëm), humbja e fëmijës (fetusit) përpara javës së 20­të shtatzënisë.

    Për këtë arsye të gjitha gratë shtatzëna duhet të tregojnë kujdes maksimal veçanërisht në tremujorin e parë të barrës së tyre. Prezenca e anomalive gjenetike (kromozomale) kontribuon në shtimin e rrezikut për aborte spontane te gratë në moshë të madhe.

    Sëmundje kronike si diabeti, presioni i lartë i gjakut (hipertensioni), sëmundje të veshkave apo të zemrës janë më të zakonshme në gratë e moshës 30 apo 40 vjeçare.

    Të tilla gjendje shëndetësore shfaqin ndërlikime të cilat dëmtojnë si nënën ashtu edhe fëmijën. Ndër këto përmendim: abort spontan dhe defekte të lindjes nga diabeti ose ngadalësim i zhvillimit të fetusit nga hipertensioni.

     

    Shpërndaje postimin:

    spot_imgspot_img

    Të popullarizuara

    spot_imgspot_img

    Artikuj të ngjajshëm
    Artikuj të ngjajshëm

    Pushimet shijojnë më shumë me Prime Travel

    Ndërsa ditët e diellit të gushtit i lënë butësisht...

    Dëshironi të vraponi më shpejt, ndiqni këto tri këshilla

    Të gjithë e kemi dëgjuar frazën se duke e...

    Dëgjoni këto këngë për seks të ngadaltë dhe sensual

    Muzika mund të ndikojë në dëshirën tonë seksuale. Kështu...

    Çfarë është shtatzënia ektopike?

    Një shtatzëni ektopike mund të jetë një ngjarje shkatërruese...