Në 5 hapa për pushime të përsosura

Nëse akoma nuk keni vendosur se ku dhe me kë në deti, Elle ju ndihmon. Më poshtë po ju sjellim disa hapa me të cilët planifikimin e pushimit tuaj do ta shëndrroni në argëtim!

Vera më në fund është këtu ashtuqë të gjithë mezi presim të na fillojë pushimi verorë. Ku keni planifikuar këtë verë? Akoma nuk keni vendosur? Hm. Mos u shqetësoni. Këshillat e mëposhtme mund të ju ndihmojnë të planifikoni pushimet më të mira të jetës suaj!

Mendoni për nevojat dhe preferencat tuaja

Kur planifikoni një pushim është e rëndësishme të vendosni se çfarë me të vërtetë dëshironi nga ai. Relaksim të plotë, argëtim nga mëngjesi deri në mbrëmje, apo disa monumente historike dhe kulturore për të vizituar?

A dëshironi që çdo ditë të ndjeni adrenalinë, apo jeni për shtrirje të qetë në plazh dhe të lexoni një libër? Ju pëlqen klima e nxehtë apo paksa më e ftohtë? Për shumë njerëz, udhëtimi ka kuptim më të thellë se vetëm një ditë e lirë. Kjo është një mundësi ku ju mund të bëni çfarë të doni, kështu që është shumë e rëndësishme ta organizoni sipas vullnetit tuaj.

Zgjedhni destinacionin tuaj

Qytetet evropiane, destinacionet ekzotike apo ishujt shushuritës grekë … Qoftë në Evropë apo pushime në kontinente tjera, me rëndësi është që destinacionet e dëshiruara t’i reduktoni në minimum dhe të zgjedhni atë në të cilin dëshironi të kaloni disa ditë. Ju duket e rëndësishme të jeni afër shitoreve, kafeneve dhe qytetërimit të përgjithshëm apo ëndërroni për pushim, vendi ku do të jeni i izoluar nga pjesa tjetër e botës? Le të jetë një destinacion që është ideal për ju dhe dëshirën tuaj që ta shijoni pushimin saktësisht atje ku doni dhe ta mbani mend për tërë jetën.

Asgjë pa buxhet

Sigurisht gjëja më e rëndësishme gjatë planifikimit të pushimit janë paratë. Në varësi të buxhetit që dispononi, duhet të planifikoni edhe çdo gjë tjetër, nga akomodimi, transporti, ushqimi e deri te të gjitha aktivitetet e planifikuara. Nuk ka nevojë të merrni kredi për bileta të shtrenjta avioni deri në vendin e destinacionit apo për shkak të pushimit në një hotel luksoz me pesë yje. Bëhuni kreativ dhe me mendje të hapur edhe ndaj ofertave tjera të pushimeve verore. Të ndani apartamentin apo kampim nën qiellin e hapur me miqtë nga fakulteti apo shkolla e mesme, nëse udhëtoni së bashku, mund të jetë shumë më argëtuese se duke pirë shampanjë në një restorant luksoz. Megjithatë, vendimi përfundimtar ju takon Ju. Dhe portofolit tuaj.

Koha e udhëtimit

Para se të vendosni se kur doni të udhëtoni dhe kur do të merrni pushimin (nëse keni mundësi të zgjedhni), merrni parasysh edhe kohën e udhëtimit. Gjatë muajve tona të verës në disa vende tropikale mbizotëron sezoni i ‘monsuneve’ (stinë me shira) kur nuk është e këshillueshme për udhëtim, kurse gjatë festave fetare dhe shtetërore disa vende evropiane kanë orarë të punës të kufizuar ashtuqë shumë restorante, muzeume dhe institucione tjera do të janë të mbyllura. Nëse megjithatë veçanërisht ju intereson ndonjë festival që dëshironi gjatë kohë ta vizitoni, pyetni se kur mbahet dhe përshtatni prenotimet.

Me kë udhëtoni?

Mos harroni të merrni parasysh se kush udhëton me ju. Udhëtoni me miqtë apo vetëm me partnerin tuaj, organizimi megjithatë do të jetë disi më ndryshe se kur udhëtoni me fëmijët. Me bashkëudhëtarët tuaj duhet të jeni dakord se kush dhe për çka do të kujdeset, si do ta organizoni strehimin, me çfarë mjeti transporti do të udhëtoni, kur dhe si do t’i paguani shpenzimet dhe të ngjashme. Megjithatë, nëse gjeni një destinacion ideal për ju, por askush nuk dëshiron të ju bashkohet në këtë udhëtim, pse nuk shkoni vetëm? Do të jetë një aventurë për tu kujtuar.

kosovarja.ch