Zgjodhën mesnatën për të publikuar bashkëpunimin e tyre.
E ende pa kaluar 24 orëshi i parë, kënga e re e Dhurata Dorës dhe Azet, arriti mbi 1 milion shikues në Youtube.
Që të dy këngëtarët njihen për këngë hite, e duket se edhe dueti i tyre do të jetë një nga këngët dominuese të verës.
Për tekstin e këngës së titulluar “Fajet”, janë përkujdesur vet këngëtarët, ndërkaq që është publikuar bashkë me një videoklip me skena verore.