Nga të gjitha pjesët e fytyrës ku e vendosim grimin, hunda jonë është burimi kryesor i problemit. Shumë pak femëra janë me të vërtetë të lumtura me formën dhe madhësinë e hundës së tyre, prandaj pikërishtë operacionet plastike për korrigjimin e hundës janë më të shpeshta.
Disa femra mendojnë që hunda e tyre është shumë e madhe, të tjerët mendojnë se ajo është shumë e gjerë, dhe ka femëra që mendojnë që ato e kanë hundën shumë të vogël.
Për fat të mirë, ju mund të përdorni grimin për të përmirësuar pamjen e hundës të çdo madhësie dhe dimensioni.
Për një hundë të zgjatur, përdorni një hije më të çeltë të pudrës në gjysmën e poshtme, dhe hije më e errët në hundë.
Gjithashtu mundeni që me ndihmën e vizëlluesve të zgjeroni qoshet e buzëve për të dhënë fytyrës tuaj një perceptim me hundë më të vogël.
Për të bërë një hundë të gjerë më të hollë, vendosni një hije të errët në çdo anë të hundës, dhe bëjeni kalimin në një ten normal të lëkurës tuaj.
Për të ngushtuar urën e hundës, aplikoni një hije të errët në krye të hundës dhe në të dyja anët e urës.
Për hundët e shtrembra, aplikoni një hije të errët mbi gunga në hundë. Duke vendosur një hije të errët në gunga nga lartë poshtë gjithashtu mund të bëjmë një pamje vizuale të kënaqshme të hundës.