5.5 C
Priština
More

    Ndryshimet që pëson trupi i femrës pasi shkëput fëmijën nga gjiri

    spot_imgspot_img

    Ushqyerja me gji është një proces natyral që mund të zgjasë përsa vite nëna nuk e shkëput fëmijën nga gjiri. Janë hormonet e prolaktinës , ato të cilat sigurojnë që trupi i femrës të prodhojë qumësht, e kur këto hormone “deaktiviziohen” nëna e humbet këtë aftësi. Gjatë shtatzënisë dhe ushqyerjes me gji, organizmi i nënës ndryshon në jo pak drejtime, ashtu si dhe pas saj, kur hormonet ribalancohen. Nëse prej pak kohësh keni sjellë në jetë një fëmijë dhe vogëlushit i keni filluar ushqimet e ngurta, duke i hequr gjirin, duhet të prisni këto ndryshime.

    Në javët e para do të ndjeni dhimbje pasi gjinjtë do të forcohen, por kjo për pak kohë, sepse pasi të shkëpusni foshnjen nga gjiri, këta të fundit do të zbuten pasi gjendrat të mos prodhojnë më qumësht. Trupi do ta absorbojë në mënyrë natyrale qumështin derisa hormonet të mos japin më sinjalin për të prodhuar akoma.

    Derisa ky proces të kryhet plotësisht, mund të duhen disa muaj, e gjatë kësaj kohe femra mund të përjetojë disa simptoma paksa shqetësuese.

    Niveli i prolaktinës dhe oksitocinës, hormone të cilat janë në pikun e tyre gjatë gjidhënies, fillon e bie gjatë kohës që nëna e heq foshnjen nga gjiri, ndërsa estrogjeni, progesteroni dhe hormoni stimulues i folikulave (FSH) rriten. Për këtë shkak mjekët këshillojnë të bëni ndërprerje graduale dhe jo të menjëhershme të gjirit.

    Për shkak të këtyre ndryshimeve hormonale, nëna pëson luhatje emocionale, ndaj gjithnjë këshillohet që ky proces të vijë gradualisht dhe jo në mënyrë drastike. Nga këto çrregullime shumë femrave, ndodh gjithashtu, t’u shfaqen puçrra e akne. Por nëse deri më tani përmendëm vetëm shqetësime, ju themi që pasi të ndërprisni gjirit, femrat ndihen më energjike, kjo si pasojë e rezervave të kalciumit që më përpara zbrazeshin nga foshnja, i cili kishte nevojë për këtë mineral. Pas ndërprerjes së gjidhënies, periodat mund të shfaqen shumë më vonë nga sa prisni dhe mund të keni ndryshime të ciklit ose dhimbje kur t’ju vijnë sërish.

    kosovarja.ch

    Shpërndaje postimin:

    spot_imgspot_img

    Të popullarizuara

    spot_imgspot_img

    Artikuj të ngjajshëm
    Artikuj të ngjajshëm

    Pushimet shijojnë më shumë me Prime Travel

    Ndërsa ditët e diellit të gushtit i lënë butësisht...

    Dëshironi të vraponi më shpejt, ndiqni këto tri këshilla

    Të gjithë e kemi dëgjuar frazën se duke e...

    Dëgjoni këto këngë për seks të ngadaltë dhe sensual

    Muzika mund të ndikojë në dëshirën tonë seksuale. Kështu...

    Çfarë është shtatzënia ektopike?

    Një shtatzëni ektopike mund të jetë një ngjarje shkatërruese...