5.5 C
Priština
More

    Ndryshimet e fytyrës zbulojnë problemet me shëndetin!

    spot_imgspot_img

    Sipas mjekësisë së lashtë kineze, lëkura si organi më i madh mund të jetë treguesi i parë i sëmundjeve të organeve të caktuara si dhe të shprehive të këqija. Nëse vëreni disa nga ndryshimet e mëposhtme të fytyrës, është koha që të interesoheni për shkaqet dhe të zgjidhni problemin.

    Balli- fshikëza dhe zorra e hollë

    Ndryshimet: Puçrra dhe lëkurë e yndyrshme

    Shkaku: Ushqim shumë i yndyrshëm që ngadalëson tretjen, alkool, stres dhe sheqer i tepruar.

    Mes vetullave- mëlçia

    Ndryshimet: Akne dhe lëkurë e yndyrshme

    Shkaku: Punë e mundimshme e lukthit për shkak të tretjes së dobët, konsum i tepruar i mishit të kuq, alergjia ndaj disa përbërësve të ushqimeve.

    Sytë dhe nën sytë- veshkët

    Ndryshimet: Lëkurë e errët, kapilare, zymtësi dhe ënjtje

    Shkaku: Duhani, alkool i tepërt, qarkullim i dobët, vështirësi të zemrës.

    Hunda- zemra

    Ndryshimet: Puçrra, njolla, lëkurë e yndyrshme

    Shkaku: Qëndrim i stërgjatur në ambiente të mbyllura, ajër i ndotur, qarkullim i dobët, tension i lartë i gjakut, fryrje.

    Faqet- mushkëritë dhe veshkët

    Ndryshimet: Zbehje, puçrra, njolla…

    Shkaku: Duhani, sasi të mëdha të stresit, ushqim jokualitativ, konsum i tepërt i sheqerit.

    Buzët dhe mjekrra- barku

    Ndryshimet: Puçrra, njolla të zeza, zbehje e lëkurës

    Shkaku: Ushqim i yndyrshëm, sasi të mëdha të sheqerit, kofeinë dhe alkool, gjum i pamjaftueshëm, stres./kosovarja.ch/

    Shpërndaje postimin:

    spot_imgspot_img

    Të popullarizuara

    spot_imgspot_img

    Artikuj të ngjajshëm
    Artikuj të ngjajshëm

    Pushimet shijojnë më shumë me Prime Travel

    Ndërsa ditët e diellit të gushtit i lënë butësisht...

    Dëshironi të vraponi më shpejt, ndiqni këto tri këshilla

    Të gjithë e kemi dëgjuar frazën se duke e...

    Dëgjoni këto këngë për seks të ngadaltë dhe sensual

    Muzika mund të ndikojë në dëshirën tonë seksuale. Kështu...

    Çfarë është shtatzënia ektopike?

    Një shtatzëni ektopike mund të jetë një ngjarje shkatërruese...