Të enjtën, në moshën 67 vjeçare, është ndarë nga jeta ish drejtori i Baletit Kombëtar të Kosovës, Ahmet Brahimaj.Brahimaj i takon gjeneratës së parë të balerinëve të Kosovës. Ai kreu studimet në Shkup të Maqedonisë dhe pas kthimit u bë një nga themeluesit e Ansamblit të Baletit në Prishtinë.
Balerini me prejardhje nga Peja, në karrierën e tij ka luajtur në 38 premiera baleti dhe shumë drama të tjera, ndërsa për disa vite ishte edhe një nga drejtuesit e Tetartit Popullor Krahinor.
Në vitin 2010, nga presidenti i Republikës së Kosovës, ai është dekoruar me çmimin “Artist i Merituar” për kontributin e dhënë në ndërtimin dhe zhvillimin e baletit në vend.
Në ditën e vdekjes së tij, Brahimaj është kujtuar nga ish nxënësit e tij, kolegët, familjarët e drejtuesit e kulturës dhe institucioneve të tjera shtetërore.