Me mbi 1300 rishtaz të sëmura dhe përafërsisht me 500 vdekje, kanceri i qafës së mitrës është shkaktari i dytë i sëmundjes së kancerit dhe shkaktari i katërt i vdekjeve nga kanceri tek popullata e gjinisë femërore.
Kanceri i qafës së mitrës shkaktohet nga virusi Human papilloma (HPV) dhe fitohet nga marrëdhëniet seksuale.
“Gjatë marrëdhënieve seksuale shkaktohen trauma të lëkurës, mukoza tek gjenitalet, përmes së cilave depërton HPV dhe infekton qelizat themelore që ndodhen në zonën hyrëse të qafës së mitrës. Proteinat virusale e rrënojnë procesin natyror të apoptozës, procesin natyror të vdekjes së qelizave dhe me atë qelizat shtresohen e që është një nga karakteristikat e procesit të kancerit” shpjegon një gjinekolog për portalin kosovarja.ch
Infeksionet e HPV më së shpeshti ndodhin në moshën 20-30 vjeçare, 90% e femrave arrijnë të krijojnë antitruptha që e eliminon HPV nga organizmi ndërsa 10% i ngelur nuk janë të vetëdijshëm se janë të infektuara.
Infeksioni nga HPV është global, në Spanjë është i ulët me 2% të popullatës femërore, ndërsa në Danimarkë janë të infektuara 40% e popullatës femërore.