Na e kishte fshehur prej vitesh, Arbana zbulon më në fund portretin e Jonit..ja kujt i ngjan vogëlushi

Muajt e fundit nuk kanë qenë aspak të lehtë për moderatoren e njohur Arbana Osmani. Divorci nga bashkëshorti pas 16 vitesh bashkë, thashethemet për një lidhje të re në horizont me regjisorin e programit që drejton, pa harruar edhe lajmin e largimit nga ekrani i ‘’Top Channel’’, janë disa prej ngjarjeve që kanë shoqëruar jetën e saj së fundmi. Mirëpo duket se Arbana ka hedhur gjithçka pas krahëve dhe të vazhdojë jetën përpara.

Moderatorja e njohur ka qenë gjithnjë e rezervuar sa i përket jetës private, e sidomos ekspozimit të djalit të saj Jonit. Mirëpo, si rrallëherë dje ka publikuar për herë të parë një foto ku shihet fytyra e vogëlushit,  i cili siç shihet është rritur shumë.

„Zemra ime dhe torta jonë“, ka shkruar Arbana në foton e ëmbël me djalin, ku nuk mund të mos vihet re ngjashmëria e madhe mes të dyve.

kosocarja.ch