1.4 C
Priština
More

    Musakë me makarona

    spot_imgspot_img

    Ju tashmë keni ndëgjuar për musakën e shijshme dhe llojet e tyre. Ne po ju paraqesim musakën me makarona e cila me shijen e sajë do të ju mahnis. Të shohim pregatitjen…

    Nevojitet:

    • 250 gram makarona,
    • 500 gram mish viçi të bluar
    • 80 gram djath feta,
    • 3 bardhë të vezës,
    • 2-3 lugë vaj ulliri, apo 0.5 ml vaj ulliri,
    • qepë,
    • karrota,
    • 1 lugë fletë  majdanozi,
    • 2.5 ml lëng domatesh,
    • kripë,
    • piper,
    • rigon

    Për salcë béchamel nevojitet:

    • 1 dl vaj,
    • 4 lugë miell,
    • 7 dl qumësht,
    • kripë
    • arrë myshku,
    • 3 kuq të vezës,
    • 80 gram djath i bardhë (kashkavall)

    Përgatitja

    Makaronat e ziera dhe të kulluara përzihen me djath feta të shtypur, të bardhë të vezës të cilën e kemi tundur më parë dhe vajin e ullirit. Në një tengjere e ngrohim vajin e ullirit dhe e skuqim qepën e copëtuar imët. Shtojmë mishin e bluar, karrotën e copëtuar dhe fletët e majdanozit të copëtuar imët, lëngun e domateve dhe erëzat. Fërgojmë dhe e derdhim në mënyrë të barabartë  përmbi makarona  dhe djath. Në një tjetër tengjere në vaj të nxehtë fërgohet mielli dhe e shtojmë qumështin dhe në temperaturë të ulët e ziejmë 10 minuta duke e përzier vazhdueshëm. Pastaj e largoni tengjerën nga shporeti dhe në salcë e fusim të kuqët të vezës të tundura. Salcën e përgatitur bechamel ia derdhim përmbi mishit të grirë, e spërkatim me djath (kashkavall) dhe e fusim në furrë në temperaturë prej 220 shkallë dhe e pjekim për 25 minuta.

    Mmmmm, e shijshme!

    Shpërndaje postimin:

    spot_imgspot_img

    Të popullarizuara

    spot_imgspot_img

    Artikuj të ngjajshëm
    Artikuj të ngjajshëm

    Pushimet shijojnë më shumë me Prime Travel

    Ndërsa ditët e diellit të gushtit i lënë butësisht...

    Dëshironi të vraponi më shpejt, ndiqni këto tri këshilla

    Të gjithë e kemi dëgjuar frazën se duke e...

    Dëgjoni këto këngë për seks të ngadaltë dhe sensual

    Muzika mund të ndikojë në dëshirën tonë seksuale. Kështu...

    Çfarë është shtatzënia ektopike?

    Një shtatzëni ektopike mund të jetë një ngjarje shkatërruese...