Sipas kërkimeve të fundit, madje 80 përqind e femrave vuajnë nga sindromi paramenstrual (SPM) në anglisht premenstrual syndrome (PMS). Mirëpo, ekziston zgjidhje e cila mund që të zbusë shumicën e problemeve të cilat me vete i bart periudha para ciklit menstrual.
SPM i mundon shumë femra. Ndryshimi i disponimit, rritja e dëshirës për ëmbëlsira, fryerje dhe nervozë, janë vetëm disa nga simptomat të cilat paraqiten si rezultat i shumë shpesh sindromit të padurueshëm paramenstrual. Mu për këtë shumica e femrave „mërzinë“ e tyre gjatë „atyre ditëve“ e shërojnë me çokolata dhe njelmësira të ndryshme. Për fat të mirë, ekzistojnë shumë metoda që japin efekt.
Kështu, që të çliroheni nga këto probleme të padurueshme, në ushqimin tuaj duhet të përdorni ushqime të pasura me vitaminën B1 dhe B2, siç janë, drithërat, jogurti dhe spinaqi.
Sipas kërkimeve të universitetit të Massachusetts, femrat të cilat marrin sasi më të mëdha të ketyre vitaminave në organizëm, kanë më pak probleme me simptomat e SPM. Deri te këto rezultate ka ardhur pas një analize dhjetëvjeçare, e cila është bërë në bashkëpunim me më shumë se 3000 femra dhe e cila ka treguar se ushqimi i pasur me vitaminën B1 dhe B2 zbut dhimbjet nga sindromi paramenstrual, deri madje 35 përqind.
Ushqimet të cilat janë të pasura me vitaminë B1 janë farat e lulediellit, orizi bojë kafe, patatet, keli, shpargu, karfioli, drithërat, portokalli dhe vezët. Në anën tjetër, ushqimet të cilat janë të pasura me vitaminën B2 jaën qumështi, djathi, perimet me gjethe, tharmi, bademi dhe kërpudhat./kosovarja.ch/