1.4 C
Priština
More

    Monotonia e obligimeve rutinore të mëmësisë!

    spot_imgspot_img

    Unë kam burrin, fëmijët, shtëpinë dhe makinën. Pra, pse jam kaq e palumtur?

    Ishte një nga ato mëngjeset që më ndodhte shpesh.

    Djali im më i madh, 10 vjeçar, para se të nisej në shkollë sorollatej nëpër shtëpi në tentim për ti gjetur këpucët e tij. Procesi i dërgimit të fëmijëve më të vegjël për në shkollë është shumë stërmundues. Djali tjetër ka tekat e tij për të veshur ndonjë bluzë të veçantë që nuk mund tia gjej asesi. Fëmija më i vogël, preferon të hajë me nutella dhe nëse nuk i qëndrojë afër, tërë muret e shtëpisë përlyhen me njolla nga nutella.

    Kjo ndjenjë rraskapitëse filloi të më lodhë tejmase. Është një rutinë mjeruese që më shterron energjinë. Ndjenja e të qenit e izoluar edhepse e rrethuar me fëmijët e mi, është një ndjenjë që të gjitha nënat e kanë. Kanë kaluar ditët kur unë jam veshur mirë dhe kam shikuar ndonjë serial apo emision televiz, përveç atyre për fëmijë.

    Kështu, monotonia e mëmësisë u bë një barrë e madhe për gjoksin tim. Filloi të më kaplojë mërzitja dhe dëshpërimi, përkundër faktit se asgjë nuk ishte e gabuar, por edhe nuk ishte mjaftueshëm mirë.

    Që të tejkaloj rrëmujën e çmendur që përjetoj çdo mëngjes, unë prirem që të marrë inventarin e jetës sime. Kam një burrë besnik dhe punëtor, fëmijë të shëndetshëm, një shtëpi, maiknë, dhe prindërit që janë ende gjallë. Me një fjalë, kam gjithçka – por akoma nuk jam e lumtur. Unë dua më shumë, dhe ndoshta ky është një gjest tepër egoist.

    Unë i kam prioritet katër persona në jetën time, burrin dhe tre fëmijët, kështuqë ndoshta duhet të jem paksa vetiake që të dua diçka edhe për veten time. Diçka që është shumë kuptimplote, diçka që më përket vetëm mua dhe nuk duhet ta ndajë me të tjerët.

    Të qenurit nënë dhe grua është një mundim emocional dhe fizik. Njëkohësisht është detyra më e dobishme dhe shpërblyese që kam përjetuar ndonjëherë. Burri im ka siguruar të githa nevojat tona, por nga ana tjetër edhe angazhimi dhe detyra ime rreth shtëpisë nuk është një punë fare e lehtë. Por, ende po përpiqem të gjej se çfarë mund të më përmbushë atë boshllëkun që ndjej në brendësi.

    Mbaj mend entuziazmin dhe gëzimin që ndjeja pasi diplomova nga kolegji dhe u fejova. Pastaj, si u martova dhe bëra fëmijë. Të gjitha këto obligime jetësore arrita ti realizoj. Tani çfarë? Jam në mes dilemës ti kushtoj më shumë kohë vetes dhe të përqëndrohem në dëshirat e mia si dhe kohës së përkushtuar ndaj burrit dhe fëmijëve.

    Kurrë nuk kam menduar se do ta krahasoja lumturinë time me të tjerët, por tani kam filluar ta bëj për arsye se asgjë fenomenale dhe e re nuk po ndodhë në mua. Çdo ditë për mua nënkupton vetëm mëmësi dhe përkushtim ndaj familjes.

    Ndonjëherë bëhem konfuze për mungesën time të lumturisë mos ndërlidhet me rrethin e jashtëm. Kur shoh në rrjete sociale persona të lumtur, me veshje atraktive, foto të fëmijëve me veshje dhe pamje perfekte, profile të ndryshme të punësimeve, mendohem shpesh mos këto i atribuohen ndjenjave të mia të pazgjidhura?

    Periudha e facebook-ut ka pushtuar botën dhe jetën tonë të përditshme. Kur sheh rregullisht persona që postojnë vende të ndryshme të vizituara, çdo gjë duket thjeshtë e mrekullueshme, historitë e tyre janë të përshkruara në mënyrë të magjishme dhe të gjitha këto, të bëjnë të ndjehesh ndonjëherë inferiore kur fillon të gjykosh veten nga perspektiva e të tjerëve. Në facebook mund të shoh të gjitha gjërat e mira që miqtë e mi bëjnë – dhe të gjitha këto ma përkujtojnë jetën jashtë mureve të shtëpisë që kisha dikur. Duket se kjo ndjenjë nuk përfundon kur bëhesh një i pjekur, ke ende nevojë të ndjesh brenda vetes shpirtin rinor dhe të lirë.

    Pa marrë parasysh, të rrisësh fëmijë të përgjegjshëm dhe empatikë, është gjëja më e rëndësishme që unë bëj. Por, a jam duke e shijuar gjendjen e një lumturie të përgjithshme? Jo. Nuk ka kënaqësi rastësore, sepse udhëtimi i përbashkët familjar nuk është i ngutshëm apo mënjëhershëm. Kënaqësia vjen kohë pas kohe, me ndërprerje, pas çdo përmbushje apo realizimi të ndonjë plani.

    Megjithëse jeta ime rutinore aktualisht nuk vihet re, por e di që shumë shpejt kjo periudhë do të përfundojë. Të gjtiha problemet e ndërrimit të pelenave do të mbarojnë, do të kem fëmijë që shkojnë vet në shkollë dhe kështu do të lirohem nga obligimet e shumta. Do të kem më shumë kohë për veten time, ndoshta edhe të postoj nëpër rrjetet sociale kombinimet e veshjeve të mia.

    Tani për tani, ato gjëra që unë i posedoj, janë të mjaftueshme. Sepse, në fund të fundit, nëse do të ishim tmerrësisht të lumtur në çdo sekondë, çfarë kuptimi do të kishte jeta sepse nuk do të përpiqeshim për gjëra të reja!/kosovarja.ch/

    Shpërndaje postimin:

    spot_imgspot_img

    Të popullarizuara

    spot_imgspot_img

    Artikuj të ngjajshëm
    Artikuj të ngjajshëm

    Pushimet shijojnë më shumë me Prime Travel

    Ndërsa ditët e diellit të gushtit i lënë butësisht...

    Dëshironi të vraponi më shpejt, ndiqni këto tri këshilla

    Të gjithë e kemi dëgjuar frazën se duke e...

    Dëgjoni këto këngë për seks të ngadaltë dhe sensual

    Muzika mund të ndikojë në dëshirën tonë seksuale. Kështu...

    Çfarë është shtatzënia ektopike?

    Një shtatzëni ektopike mund të jetë një ngjarje shkatërruese...