Ditët e vetizolimit, modelen shqiptare, me famë ndërkombëtare, Emina Çunmulaj, e kanë kthyer tek një pasion tjetër i saj, që pak kush e din. Bëhet fjalë për skulpturë.
Ajo ka treguar se këtë hobi e kishte lënë pak anash prej kur e solli në jetë vajzën e dytë. Por tashmë kur po qëndrojnë në shtëpi, për shkak të përhapjes së Coronavirusit edhe në SHBA, Emina po i kushton kohë edhe gëdhendjes së gurëve.
Këngëtarja me prejardhje nga Mali i Zi, këtë e ka treguar përmes llogarisë së saj në Instagram, teksa shihet duke punuar.