Mobilimi i shtëpisë do të ishte gjëja më e lehtë në botë, sikur mos të ishte një problem i vogël: financat!Të ndërrosh mobile, apo të bësh ndryshime me rëndësi në shtëpi, mund të jetë shumë e kushtueshme, por ka disa mënyra mobilimi që mund t’jua lehtësojnë këtë barrë disi.
Moderimi
Mos i blini menjëherë të gjitha gjërat e reja që ju duhen. Këtë muaj, mund të vendosni të blini një jastëk dekorativ dhe muajin tjetër raftin e ri të këpucëve. Kështu, nuk e rrezikoni shumë gjendjen ekonomike të muajit dhe arrini të merrni ato çfarë ju duhen.
Improvizoni
Ndonjëherë, kombinime apo ide, të cilat nuk i kishit menduar kurrë, dalin më mirë seç e prisnit. Provoni të krijoni një “komodinë të vogël” të përbërë nga disa libra, të vendosur njëri poshtë tjetrit dhe vendosni disa qirinj dekorativë apo një fotografi të vogël mbi to, ose vendosini si një element dekorativ mbi tavolinë.
Vini imagjinatën në punë
Mos harroni se më mirë se ju, s’mund t’i mobilojë askush edhe cepat më të vegjël të shtëpisë suaj. Provoni të blini një pasqyrë të thjeshtë dhe ta “zbukuroni” ashtu siç dini ju. Ja disa ide, fare të thjeshta:
Bëjeni vetë
Përpiquni të blini mobilie, të cilat mund t’ju bashkoni pjesët vetë. Kjo do t’ju kushtojë më pak para dhe më shumë kohë, por rezultati do të jetë i njëjtë.
Pikturat
Nëse nuk keni mundësi të merrni atë pikturën e shtrenjtë, për ta varur në mur, mund të bëni diçka shumë më ekonomike. Blini disa korniza të thjeshta, printoni disa fotografi estetike dhe sapo krijuat një pjesë muri me shumë stil, që me siguri do t’i japë një pamje tjetër dhomës suaj.
Minimalist
Çdo mobilim i rëndë, me shumë ngjyra dhe modele të ndryshme mobilesh, mund t’ju marrë shumë para. Qëndroni në një stil të sigurt, siç është ai minimalist.