1.4 C
Priština
More

    Mjete shëruese natyrore për aneminë

    spot_imgspot_img

    Anemia mund të jetë simptomë e një sëmundjeje apo shenjë e problemeve shëndetësore, megjithatë anemia vetë nuk është sëmundje. Nëse nuke jeni e sigurtë se jeni anemike, është mirë të shkoni te mjeku dhe të bëni një kontroll. Ka disa lloje të anemisë që shkaktohen nga mosfunskionimi i trupit, siç është anemia sideroblastike, hemolitike dhe anemia drapër. Këto lloje të anemisë nuk mund të trajtohen me mjetet që do ju prezentojmë, pasiqë kërkojnë diagnozë dhe trajtim profesional.

    Disa nga simptomat e anemisë janë dhimbjet në gjoks, kokëdhembje, plagë që shërohen ngadalë, dobësim, lodhje, rrudhosje e parakohshme e fytyrës, lëkurë të zbehtë, memorie të dobët, e humbni frymëmarrjen, marramendje, thonjë të brishtë, mungesë të energjisë, fyt të ftohtë, tringëllimë në vesh, rënie të flokëve dhe të tjera.

    Disa nga shkaktarët e anemisë janë nivelet e ulëta të eritropoietinit; një hormon që prodhohet nga veshkët si pasojë e dështimit të tyre, mungesë e hekurit në gjak apo nga gjakderdhja e menstruacioneve, probleme të caktuara shëndetësore, ushqim i gabuar, leukemia, artritisi reumatik, anemia mund të shkaktohet edhe nga ndonjë aksident , lëndim apo ndërhyrje kirurgjike.

    Të shërohet anemia, duhet të kemi cak mungesën e ushqimit që e shkakton atë. Furnizimi i trupit me ushqyesit esencialë do të ulë simptomet e anemisë dhe në rrugë të gjatë- do e shërojë atë. Më poshtë kemi një listë të mjeteve natyrore për shërimin e anemisë, të cilat janë me kosto efektive dhe të sigurta, mund të garantojnë rezultate afatgjata dhe parandalojnë rikthimin e anemisë.

    Spinaq – kjo bimë e gjelbër është e pasur me vitaminë A, E, C dhe B9, përmban minerale si hekuri dhe kalciumi. Të hani një tas me spinaq në ditë, do e shëroni aneminë. Ju konsumoni rreth 3,2 mg hekur vetëm nga gjysma e tasit, i cili përmban edhe acid oksalik që ndikon në aftësinë e trupit për të absorbuar hekurin. Përgatiteni spinaqin, mirëpo të vloni fletët për 2-3 minuta të ulni acidin oksalik në të.

    Mollat- përmbajnë hekur dhe komponentë të tjerë që rrisin nivelet e qelizave të kuqe në gjak. Ti shtoni panxhar mollës do të përforconi efektin e saj pasiqë përmban fibra, potasium dhe acid folik. Përgatiteni këtë duke tharë panxharin dhe duke ia heq lëvozhgën. Përziej panxharin me lëngun e mollës.

    Majdanosi- është një burim i shkëlqyer i hekurit. Një lugë majdanoz të tharë përmban rreth 5,5 mg hekur. Kjo sasi e vogël mund të japë sasinë e nevojshme që trupit i nevojitet në një ditë. Majdanozi gjithashtu është i pasur me vitaminë C, kjo gjë mund të luftojë disa nga simptomat e anemisë.

    Fara susami- farat e zeza të susamit përmbajnë një sasi të madhe të hekurit. E konsumoni ashtuqë do e hidhni një lugë çaji me fara të zeza të susamit në një gotë me ujë, të cilën do e lini të pushojë brenda natës. Tendoseni dhe shtrydheni në mëngjes, shtoni një lugë me mjaltë dhe bëni një pastë. Konsumoni këtë dy herë në ditë.

    Hurmë- njëqind gramë hurma përmban 0,90 mg hekur. Konsumimi i rregullt i hurmës do të rrisë hemoglobinën në trup dhe do e ndihmojë aneminë. Hurma është e pasur edhe me kalcium, bakër, magnez dhe mangan. Këto minerale ndihmojnë prodhimin e qelizave të kuqe të gjakut.

    Rrush i thatë- është burim i shkëlqyer i mineraleve siç është kalciumi, sodiumi, fibrat, proteina dhe hekuri. Njëqind gramë rrush i thatë na furnizon me 1,88 mg hekur.

    Konsumimi i ushqimeve të pasura me hekur mund të ndihmojë përmirësimin e niveleve të hemoglobinës në gjak, mirëpo ka disa gjë mund të bëni dhe të parandaloni aneminë. Përgatitja e ushqimit tuaj në një enë të hekurt do të ruajë shumicën e materieve ushqyese në të, duke e bërë të shkëlqyeshme për vluarje. Rrezitja mund të ndihmojë në rritjen e qelizave të kuqe të gjakut , dushi i ftohtë dy herë në ditë mund të përmirësojë qarkullimin e gjakut dhe të rrisë numrin e qelizave të kuqe në të./kosovarja.ch/

    Shpërndaje postimin:

    spot_imgspot_img

    Të popullarizuara

    spot_imgspot_img

    Artikuj të ngjajshëm
    Artikuj të ngjajshëm

    Pushimet shijojnë më shumë me Prime Travel

    Ndërsa ditët e diellit të gushtit i lënë butësisht...

    Dëshironi të vraponi më shpejt, ndiqni këto tri këshilla

    Të gjithë e kemi dëgjuar frazën se duke e...

    Dëgjoni këto këngë për seks të ngadaltë dhe sensual

    Muzika mund të ndikojë në dëshirën tonë seksuale. Kështu...

    Çfarë është shtatzënia ektopike?

    Një shtatzëni ektopike mund të jetë një ngjarje shkatërruese...