A dëshironi që lavamani juaj të shkëlqejë pa përdorur mjete të pashëndetshme për pastrim të tërsishëm plot kemikale? Ne kemi një zgjidhje, përgatitni mjete natyrale për pastrim të lavamanit të çeliktë.
Ndryshku i çelikut është shqetësimi kryesor i kuzhinave bashkëkohore. E gjejmë në lavamane dhe në objekte të tjera nga i njëjti material. Gjithashtu e gjejmë edhe nëpër kuzhina profesionale.
Ndryshku i çelikut është tepër i vështirë për mirëmbajtje, pasi sado që ta pastrojmë, përsëri mbetet ndonë shenjë e saj.
Në Naturesnurtureblog kemi gjetur një mënyrë për pastrimin e tij të tërsishëm dhe në mënyrë tejet natyrale.
Ajo që ju nevojitet është vetëm soda bikarboni dhe kripë kuzhine.
Thjesht, në lavamanin e lagur hidheni kripën dhe sodën, pastaj me një shpuzë fërkojeni lavamanin në të gjitha pjesët.
Pastaj shpëlajeni me ujë të vakët dhe lavamani juaj do të shkëlqejë.
Patjetër provojeni!