5.5 C
Priština
More

    Mjalti dhe kanella, kombinimi që i sjell kaq shumë dobi organizmit

    spot_imgspot_img

    Për shekuj me radhë njerëzit kanë përdorur produkte natyrale për të trajtuar sëmundje të ndryshme. E ashtuquajtura mjekësi alternative ofron shumë zgjidhje që rezultojnë shumë më të suksesshme se trajtimi medicinal. Mjalti dhe kanella janë dy ndër produktet që kur bashkohen së bashku i sjell dobi të pafundme organizmit të njeriut dhe trajtojnë disa sëmundje.

    Alergjia: Mjalti dhe kanella forcojnë veprimtarinë e sistemit imun. Pini 1 gotë ujë të ngrohtë çdo mëngjes me mjaltë dhe kanellë për të parandaluar alergjitë.

    Ftohja: Mjalti dhe kanella kanë veti antibakteriale dhe antivirale. Kombinimi i tyre qetëson simptomat e të ftohurës, lehtëson dhimbjet e fytit dhe kollën.

    Pengon shfaqjen e sëmundjeve kardiovaskulare: Kanella ndihmon në rritjen e fleksibilitetit dhe fuqisë së arterieve. Kurse mjalti pengon oksidimin e enëve të gjakut. Të kombinuar së bashku zhbllokojnë arteriet e bllokuara, të cilat janë një nga shkaqet kryesore të sëmundjeve të zemrës.

    Artriti: Mjalti dhe kanella janë të pasura me kalium dhe elementë të tjerë që trajtojnë inflamacionin. Përzieni 2 lugë mjaltë me 1 lugë kanellë pluhur dhe aplikojeni në zonat e prekura nga artriti duke i fërkuar për disa minuta. Përveç masazhimit, ju mund ta mund ta hani këtë masë çdo mëngjes dhe mbrëmje për të pasur rezultate më të shpejta dhe efektive.

    Shpërndaje postimin:

    spot_imgspot_img

    Të popullarizuara

    spot_imgspot_img

    Artikuj të ngjajshëm
    Artikuj të ngjajshëm

    Pushimet shijojnë më shumë me Prime Travel

    Ndërsa ditët e diellit të gushtit i lënë butësisht...

    Dëshironi të vraponi më shpejt, ndiqni këto tri këshilla

    Të gjithë e kemi dëgjuar frazën se duke e...

    Dëgjoni këto këngë për seks të ngadaltë dhe sensual

    Muzika mund të ndikojë në dëshirën tonë seksuale. Kështu...

    Çfarë është shtatzënia ektopike?

    Një shtatzëni ektopike mund të jetë një ngjarje shkatërruese...