0.5 C
Priština
More

    Mjaltë dhe qumësht: bari hyjnor kundër pagjumësisë

    spot_imgspot_img

    Pagjumësia mundet që të shërohet nëpërmes rrugëve natyrale, pa përdorur asnjë lloj tablete.

    Një gotë me qumësht të nxehtë dhe mjaltë është reçeta ideale kundër pagjumësisë dhe nëse para gjumit ndjeni uri, më së miri do të ishte që të hani disa ushqime që janë të pasura me karbohidrate, siç janë buka integrale, produkte nga mielli, apo farëra të cilat mund t’i kombinoni me mish gjeli deti, tune dhe jogurt.

    Personat që lëngojnë nga çrregullimet e gjimit do të duhej që gjatë vaktit të fundit të ditës të shmangin djathërat e fortë (kamember, gaud, mocarelë, parmeza dhe rokfor), peshkun e thatë, të kriposur, apo të kozervuar, salamet, mishin e thatë, lakrën e thartë, trangujt e konservuar, ullinjtë, çokolatën dhe spinaqin. Ushqimet e permendura përmbajnë tiraminë, molekula e cila stimulon lirimin e norepinerfinës, stimuluesin e trurit i cili na mban zgjuar. Kafja dhe alkooli nuk është e nevojshme as të përmenden.

    Në vend të antidepresivëve dhe gjërave ndihmëse për gjumë, ndryshimi i kombinimit të ushqimit tek vakti i fundit (darka) do të ndikonte pozitivisht në kualitetin e gjumit. Borziloku dhe sherbela, ndikojnë krejtësisht ndryshe nga melmesat tjera dhe kanë ndikim të butë qetësues. /kosovarja.ch/

    Shpërndaje postimin:

    spot_imgspot_img

    Të popullarizuara

    spot_imgspot_img

    Artikuj të ngjajshëm
    Artikuj të ngjajshëm

    Pushimet shijojnë më shumë me Prime Travel

    Ndërsa ditët e diellit të gushtit i lënë butësisht...

    Dëshironi të vraponi më shpejt, ndiqni këto tri këshilla

    Të gjithë e kemi dëgjuar frazën se duke e...

    Dëgjoni këto këngë për seks të ngadaltë dhe sensual

    Muzika mund të ndikojë në dëshirën tonë seksuale. Kështu...

    Çfarë është shtatzënia ektopike?

    Një shtatzëni ektopike mund të jetë një ngjarje shkatërruese...