Fakti se disa ushqime ndikojnë shëndetshëm, nuk do të thotë se edhe në të vërtetë janë…
Dietologëja (mjek diete) Rachel Beler në librin e saj të ri Eat to Lose, Eat to Win, ka zhvilluar një lloj të autopsisë ndaj të ashtuquajturit ushqimit të shëndetshëm dhe ka zbuluar të gjitha kurthet e fshehura të ushqimeve të caktuara. Sigurisht, ajo gjithashtu ofron një alternativë më të mirë.
Buka e zezë
Buka e zezë shpesh është reklamuar si një alternativë më e shëndetshme krahas bukës së bardhë. Megjithatë, ndodh se thjesht është në pyetje vetëm buka e thjeshtë nga mielli i bardhë të cilës i është shtuar vetëm ngjyra! Tek ato bukë që e „ruajnë freskinë për shtatë ditë“, ka kaq shumë aditiv që etiketa e tyre „ushqimi i shëndetshëm“ gjithësesi është shumë në pyetje.
Alternativë e shëndetshme: sigurohuni që buka është bërë me të vërtetë nga miell gruri dhe blejeni atë në vende të provuara. Edhe nëse është kështu, kjo nuk do të thotë që ju mund ti hedheni në ngrënie pa kufij. Përzgjedhni një „sanduiç“ të hapur, në vetëm një copë buke vendoseni sallatën e gjelbër dhe mishin e pules të pjekur në skarë.
Ice tea
Kur ju e ndëgjoni “çaj i gjelbër”, ju automatikisht kujtoni shëndetin, apo jo? Por dijeni që çaji në shishe me përbërës dhe shije të ndryshme kanë po aq kalori sa i kanë edhe 37 lëpisra sëbashku.
Alternativë: Nëse jeni në gjendje ti bëni vetës një filxhan çaj të gjelbër të vërtetë është shumë më i dobishëm. Mirëpo, kur keni nevojë për një pije freskuese në rrugë – uji është gjithmonë zgjedhja e duhur. Nëse vërtetë dëshironi që të ketë një shije, ju mund të bleni atë me shije limoni.
Oriz
Sigurisht, pilaf me perime duket si një alternativë e mirë – e cila edhe është. Por mos harroni që edhe orizi është plotë me karbohidrate dhe është mjaft i ngjashëm me bukë.
Një alternativë më e mirë: është orizi i integruar (i papërpunuar – orizi ngjyrë kafe). Është më i shëndetshëm dhe ka një aromë të veçantë e cila mesiguri që do t’ju pëlqej.
Sallatë me salcë
Salatat janë vërtet të shëndetshme, atëherë kur nuk janë të kombinuara me salcë dhe shtesa të ndryshme kalorike . Sigurisht që janë më të shijshme kur e shtojmë djathin, ndonjë salcë, fruta të ëmbëlsuar apo të thata, arra apo ndonjë shtesë tjetër. Por pastaj ato kanë pothujase kalori të njëjta si një picë apo një qese me patate të skuqura.
Alternativë e shëndetshme: Hani sallatë të plotë të gjelbër dhe perime shumëngjyrëshe. Nëse vërtetë dëshironi diçka kërcitëse, le të jetë rrepa, bizele ose domate të thata. Shtojini pak kripë deti dhe pak vaj ulliri.
Ushqime të gatshme
Nëse jeni të kujdesshëm në futjen e kalorive, mbani në mend se ushqimi i gatshëm, (i ngrirë, apo ushqimi i cili ka nevojë vetëm për tu vënë në mikrovalë për disa minuta) ushqime aq të përpunuara sa që kanë humbur përbërje të shëndetshme. Pule të ngrirë, makarona, perimet janë të pasura me karbohidratet, dhe nuk kanë antioksidantë dhe fibra që janë të mira për ju.
Ideja më e mirë: Nëse jeni në nxitim blejëni një sanduiç me mish të qurës dhe perime. /kosovarja.ch/