-2.4 C
Priština
More

    Metodë interesante për larjen e foshnjeve

    spot_imgspot_img

    Këtu më poshtë e kemi paraqitur një procedurë të gëzueshme dhe humane që ka ndryshuar në mënyrë të përsëritur larjen e foshnjave nëpë spitale. E ka përmirësuar dhe atë me shumë sukses! Në veçanti kjo është një metodë e zbuluar rishtazi, shpikje e cila është përshtatur me larjen e foshnjave ashtu që bebet vërtetë gëzohen.

    Kjo është një shpikje që Sonia Rochel e ka menduar vetë, e ka përshtatur imagjinatën dhe magjinë dhe ka sjellur metodën e re dhe mënyrën e larjes. Sonia Rochel është nënë e katër fëmijëve dhe infermiere e fëmijëve për më shumë se tridhjetë vjet. Puna e saj është e lidhur me punën konkrete me bebe dhe foshnjat. Me ndihmën e përvojës, dashurisë dhe bujarisë të gjitha i ka përshtatur dhe adaptuar vetë. Kështu është zbuluar një mënyrë e re për larjen e foshnjeve.
    Metoda është quajtur “Thalasso bain bebe”  dhe është paraparë për bebe të moshës deri në dy muaj. Procedura e larjes sipas kësaj metode është zgjeruar. Në metodat tradicionale të larjes së foshnjave, larja mund të zgjasë 3-4 minuta, dhe këtu tek metoda “Thalasso bain bebe” larja zgjatë dhjetë deri në pesëmbëdhjetë minuta. Përderisa foshnjat vërtetë kënaqen.! Uji i bënë masazhin foshnjave dhe kështu ato imitojnë lëvizjet që kishin kur ishin në barkun e nënës. E gjithë kjo është e shoqëruar me një muzikë të duhur dhe relaksuese. Dhe në fund të larjes nëntëdhjetë për qind të foshnjave dhe të bebeve të vogla lëshojnë klithmat e tyre si kur të gjenden në një përrallë të mrekullueshme. Kënaqësi e vërtet!

     

    Gruaja-sot.com për një kujdes më të madh ndaj foshnjeve tuaja, lëkurë të butë dhe aromë të këndëshme, ju propozon shampot Fa Kids  dhe  Schauma Kids  për vajza dhe djem.

     

    Shpërndaje postimin:

    spot_imgspot_img

    Të popullarizuara

    spot_imgspot_img

    Artikuj të ngjajshëm
    Artikuj të ngjajshëm

    Pushimet shijojnë më shumë me Prime Travel

    Ndërsa ditët e diellit të gushtit i lënë butësisht...

    Dëshironi të vraponi më shpejt, ndiqni këto tri këshilla

    Të gjithë e kemi dëgjuar frazën se duke e...

    Dëgjoni këto këngë për seks të ngadaltë dhe sensual

    Muzika mund të ndikojë në dëshirën tonë seksuale. Kështu...

    Çfarë është shtatzënia ektopike?

    Një shtatzëni ektopike mund të jetë një ngjarje shkatërruese...