I lani flokët me shampo pastaj në fund shtoni regjeneruesin apo zbutësin e flokëve? E bëni këtë si shumica e femrave, megjithatë ekziston edhe metodë tjetër, veçanërisht e kundërta e mënyrës së rregullt deri tani.
Alison Freer nga Teksasi, autore e librit “xoJane”, shpjegon se pse është më mirë që të lani flokët së pari me rigjenerus pastaj me shampoo.
“Kështu e kam praktikuar larjen e flokëve përgjatë një jave dhe që tani shoh ndryshime, tani më duket më mirë se ç’mund t’i kisha ndonjëherë”, thekson Alison.
Problemi i saj më i madh ishin floku me yndyrë e cila ishte edhe arsyeja pse duhej që t’i lante çdo ditë si dhe majat e flokëve i kishte jashtëzakonisht të thata.
Kjo metodë ka ndikuar që flokët e saj të kenë më shumë shkëlqim dhe volum të plotë. Ajo nuk është e vetmja që është vërtetuar me aplikimin e kësaj metode. Blogistja me emrin Siobhan, në blogun e saj ka deklaruar se i lanë flokët ashtu sikur edhe Alison.
Edhe një këshillë tjetër, para zbutësit mund t’i lyeni flokët edhe me ndonjë lloj vaji (ulliri, bademi etj.) e më pas të lani flokët me shampon. Shumë femra janë dakord në lidhje me këtë, por ka edhe nga ato që mendojnë se kjo është mënyrë efektive vetëm për ato femra që kanë flokë normale dhe me yndyrë, ndërsa për flokët e thata përshtatet më shumë teknika e vjetër- së pari shampo, pastaj regjeneruesi./kosovarja.ch/