-2.1 C
Priština
More

    Metodat e lashta për të mbetur shtatzënë

    spot_imgspot_img

    Nëse gruaja edhe pas një viti të jetës së rregullt seksuale nuk arrin të bëhet me barrë, duhet të kërkohen shkaqet e infertilitetit. Është e nevojshme që të dy partnerët më parë të kryejnë të gjitha testet e nevojshme mjekësore. Mirëpo, në praktikë shpesh ndodh që të gjitha rezultatet janë të mira, kurse shtatzënia ende mungon.

    Akupunktura dhe pasardhësit

    Kur metodat tjera të trajtimit të infertilitetit janë shfrytëzuar dhe rezultatet mungojnë, shumica i drejtohen akupunkturës. Me këtë metodë të lashtë kineze vendoset ekuilibri dhe shkaktohet një reagim pozitiv i organizmit. Shumë studime kanë treguar se akupunktura mund të ketë një kontribut të madh dhe të jetë një faktor i rëndësishëm në suksesin e trajtimit të infertilitetit. Me të aktivizohen rrjedhat energjetike në meridiane, që ndikon në uljen e tensionit dhe stresit, përmirësimin e qarkullimit të gjakut, përgjigje më të mirë imunitare dhe endokrine. Rezultati është shpesh shkalla më e lartë e suksesit të trajtimit dhe – shtatzënisë. Metoda është e sigurt dhe e besueshme. Gjilpërat e aplikuara aktivizojnë aftësitë natyrore të trupit, duke stimuluar sekretimin e beta-endorfinës e cila ndikon në përmirësimin e funksionit ovarian. Njëkohësisht arrihet shtimi i qarkullimit të gjakut në mitër dhe ndjeshmëria e receptorëve endometrik, sepse stimulohet sekretimi i citokineve TH2, kurse zvogëlohet i citokineve TH1, e cila çon në implantim blastocit më të mirë.

    Ndikimi holistik (i shenjtë)

    Me këtë procedurë trajtohet infertiliteti duke përmirësuar qarkullimin dhe rrjedhën e energjisë dhe gjakut në legen, por edhe forcimin e të gjitha funksioneve të organizmit, sidomos funksionin e hormoneve. Akupunktura ndikon në mënyrë holistike – mbi hormonet dhe në psiqikë, në funksionin fizik të sistemit riprodhues, qarkullimin e gjakut, epsh dhe potencë. Ajo siguron trajtimin e një numri të faktorëve ndryshëm që mund të çojnë në infertilitet të dy partnerëve.

    Ka dy arsye themelore që shkaktojnë infertilitet te gratë: funksionale dhe organike. Te infertiliteti funksional organet riprodhuese janë të shëndetshëm, por nuk vjen deri te mbarësimi për shkak të mosekuilibrimit të hormoneve nuk ka ovulacion. Infertiliteti organik ndodhë për shkak të pengesave fizike për kalimin e vezores në mitër. Shkaku i saj më i shpeshtë është ngushtimi i tubave fallopiane. Akupunktura jep rezultate shumë të mira në trajtimin e infertilitetit funksional. Me shpuarjen me gjilpëra aktivizohen rrjedhat e energjisë në meridiane dhe vendoset ekuilibri i yin dhe yang. Kjo ndihmon në uljen e tensionit dhe stresit, përmirësimin e qarkullimit si dhe përgjigjja imune dhe endokrine. Si rezultat shpesh kemi shtatzëninë – thot Dr Vesna Marinkoviq Miçiq, specialiste në anestezi, reanimim dhe akupunkturë.

    Mosekuilibri në trajtimin e hormonit

    Me akupunkturë arrihet sekretim i koordinuar i hormoneve nga hipofiza dhe përgjigje e saktë e vezoreve me sekretim të balancuar të estrogjenit dhe progesteronit. Ato pastaj nxisin ovulacionin dhe nxjerrjen e qelizës së vezores nga vezorja, që është kushti i parë për fekondim. Rekomandohet trajtim të dy partnerëve që të sigurohet funksioni më i mirë i sistemit riprodhues, edhe pse shkaku i infertilitetit zakonisht ndodhet vetëm te njëri partner.

    Të dhënat statistikore

    Ekipi izraelit i ekspertëve nga Universiteti i Tel Avivit ka krahasuar efikasitetin e trajtimit të infertilitetit te çiftet të cilët kanë përdorur metodat klasike mjekësore dhe atyre që i kanë kombinuar me bimë kineze dhe akupunkturë. Rezultati ishte si vijon: duke përdorur akupunkturë kanë mbetur shtatzënë 65 për qind e grave, kurse këtë fat e kishin vetëm 39 për qind e atyre që nuk e përdorën.

    Trajtimet me akupunkturë tregojnë rezultate të shkëlqyera edhe te çrregullimi i menstruacionit, sindromi premenstrual, vezoret policistike, largimin e të vjellave gjatë muajve të parë të shtatzënisë, parandalimin e lindjes spontane të parakohshme. Kontribuojnë edhe në forcimin e drejtëpshimit psikofizik të grave shtatzëna, por janë efektive edhe gjatë lindjes sepse ndikojnë në zvogëlimin e dhimbjeve.

    Nëse akupunktura zbatohet bashkë me fertilizimin in vitro, numri i grave që mbeten shtatzëna rritet për 50-60 për qind.

    Metodë e besueshme

    Arsye për frikë nga gjilpërat e akupunkturës nuk ka sepse janë shumë të holla, pickimi i tyre është i pakonsiderueshëm dhe kurrsesi nuk duhet të krahasohet me gjilpërat e injeksioneve të cilat janë shumë më të trasha. Gjilpërat për stimulimin akupunktural mbeten të ngulitura në pika saktë caktuara, të cilat janë të ndryshme për secilin lloj të sëmundjes, dhe zakonisht hiqen pas 45 minutash, kurse ndonjëherë pas një orë e gjysmë. Në vendin e injektimit nuk mbetet ndonjë ndryshim i përhershëm, kurse për dallim nga barërat moderne, akupunktura nuk ka efekte anësore.

    Shoqata amerikane për mjekësinë riprodhuese ka konfirmuar ndikimin e rëndësishëm të akupunkturës në bazën endokrine, si dhe rritjen e furnizimit me gjak të mitrës. Hulumtimet tregojnë se me gjilpëra stimulohet sekretimi i beta-endorfinës, e cila ka ndikim gonotropik, gjegjësisht është ajo që nxit vezoret dhe testisët për punë.

    Ndihmon edhe homeopatia

    Homeopatia është gjithashtu një metodë shumë e fuqishme për trajtimin e infertilitetit. Studimet e fundit shkencore kanë treguar, pra, se te gratë që i janë nënshtruar trajtimit homeopatik në 57 për qind të rasteve është përmirësuar pjelloria, kurse te meshkujt numri i spermatozoideve u rrit për 65 për qind.

    Ekspertët e homeopatisë pohojnë se ka barna homeopatike që kanë efekt veçanërisht pozitiv në sistemin riprodhues të burrave dhe grave, por kjo nuk do të thotë se këto barna përdoren në të gjitha rastet. Homeopatia është medicinë e shenjtë pikërisht për shkak se bari homeopatik zgjedhet ekskluzivisht që t’i përshtatet një personi të caktuar. Kjo do të thotë se edhe gjatë trajtimit të infertilitetit te persona të ndryshëm përdoren barëra të ndryshme.

    Procesi i trajtimit

    Rrjedha e formimit të qelizave seksuale (gameteve) dhe fekondimit është shumë komplekse dhe për këtë ka shumë faktorë që çojnë në infertilitet. Këtu ne do të përmendim ato që homeopatia ofron përgjigje më të mirë. Për shembull, edhe te burrat edhe te gratë mund të ndodhë shumë aciditet, i cili vret qelizën e vezores; mungesë të sulfatit të kalciumit i cili përfshihet në strukturën e membranës së qelizës së vezores; inflamacion i organeve; niveli i ulët i estrogjenit; sekretimi i dobët i gjëndrrës së hipofizës (pituitare); numri i vogël i spermatozoideve; tensioni dhe nervozizmi; çrregullimi i funksionit të gjëndrrës tiroide, mitra e cila mbyllet shumë ngadalë dhe të ngjashme.

    Reiki shërues

    Kjo metodë ka ndihmuar shumë gra për të mbetur shtatzënë, kurse bazohet në balancimin e energjisë së jetës në nivelin e sistemit të chakra-ve. Shkaqet më të shpeshta të infertilitetit janë çrregullimet hormonale dhe stresi, që çon në prodhimin e tepërt të hormoneve të gjëndrrës mbiveshkore. Gjatë reiki trajtimit arrihet sekretimi më i mirë i të gjithë hormoneve dhe krijon një gjendje të relaksimit dhe qetësisë (mosbrengosjes), e cila është një parakusht për fekondimin natyral. Në praktikë janë regjistruar shumë raste ku reiki, me ndihmën e metodave të mjekësisë klasike apo vetëm, shumë gra i ka ndihmuar të mbeten shtatzëna dhe të kenë fëmijë. Reiki ndikon në chakra-t të cilat janë qendra të energjisë, të vendosura në trupin e njeriut në nivelin e gjëndrrave me sekretim të brendshëm.

    Ka shtatë chakra kryesore, si dhe shtatë gjëndrra kryesore përgjegjëse për prodhimin e hormoneve dhe rregullimin e tyre. Përjashtim bën chakra e parë, e cila te meshkujt ndodhet në mes të testisëve dhe anusit, kurse te femrat është në nivelin e qafës së mitrës, dhe për të është përgjegjëse gjëndrra mbiveshkore. Të gjitha gjëndrat e tjera mund të arrihen duke shtrirë duart mbi chakra-t nga e dyta tek e shtata, dhe kështu të ndikohet direkt në vendosjen e metabolizmit normal të hormoneve.

    Këshilla të ekspertëve

    Çifteve që planifikojnë pasardhës mjekësia ju jep disa këshilla të dobishme:

    • Marrëdhënie të rregullta seksuale – studimet kanë treguar se çiftet që kanë marrëdhënie seksuale tri herë në javë dyfishojnë mundësinë për t’u bërë prindër.
    • Lëngje të mjaftueshme – uji është shumë i rëndësishëm për funksionimin e qelizave të organizmit tonë; që të rritet pjelloria, pini të paktën 1,5 litra ujë në ditë.
    • Gjumë të shëndetshëm – nata është koha kur trupi juaj rimëkëmbet, kurse organet riprodhuese rigjenerohen. Është provuar shkencërisht se më së miri është t’i siguroni vetes gjumë mes orës 23 dhe 08.
    • Të ruani nivelin e yndyrës – ekuilibri hormonal dhe qarkullimi i shëndetshëm varen nga sasia e yndyrnave të ngopura në organizëm. Shmangni ushqimet e pasura me yndyrna, përdorni vaj peshku apo të algave që ta pastroni trupin.
    • Shmangni alkoolin dhe kafeinën sepse zvogëlojnë pjellorinë. Nëse i merrni në sasi të mëdha, e zgjatni periudhën e fekondimit, shpesh dhe dyfishin.
    • Mbrohuni nga substancat toksike – shmangni sa është e mundur sepse mund ta çrregullojnë procesin e fekondimit./kosovarja.ch/

    Shpërndaje postimin:

    spot_imgspot_img

    Të popullarizuara

    spot_imgspot_img

    Artikuj të ngjajshëm
    Artikuj të ngjajshëm

    Pushimet shijojnë më shumë me Prime Travel

    Ndërsa ditët e diellit të gushtit i lënë butësisht...

    Dëshironi të vraponi më shpejt, ndiqni këto tri këshilla

    Të gjithë e kemi dëgjuar frazën se duke e...

    Dëgjoni këto këngë për seks të ngadaltë dhe sensual

    Muzika mund të ndikojë në dëshirën tonë seksuale. Kështu...

    Çfarë është shtatzënia ektopike?

    Një shtatzëni ektopike mund të jetë një ngjarje shkatërruese...