Mënyra e zbatimit me prerje ka qenë prej kohësh mënyra më e besueshme për të rritur me të vërtetë madhësinë e gjinjve tuaj, por çfarë mendoni për opcione alternative pa implante? Popullariteti i shtimit të dhjamit të gjirit me transferim është në rritje sepse ajo eliminon nevojën për implantet duke recikluar yndyrën nga një pjesë e trupit tuaj për të rritur madhësinë e gjinjve tuaj.
Transferimi mund të tingëllojë si punë ideale, me rishpërndarjen e dhjamit nga stomaku apo këmbët, nga një vend që ju e urreni – në një që shumë e doni, por a është e gjitha kaq e thjeshtë? Dhe çfarë lloj rezultati mund të presësh nga një transferim apo shtim i dhjamit të gjirit?
Ne kemi folur me një konsulent ekspert i kozmetikës në kirurgji Wendy Lewis, për të mësuar më shumë për këtë trajtim dhe nëse me të vërtetë funksionon.
Çfarë është shtimi apo transferimi i dhjamit të gjirit?
Transferimi i dhjamit të gjirit në thelb përdor liposukcion për të marrë yndyrë nga pjesë të tjera të trupit tuaj dhe për të injektuar atë në gjinjtë e juaja.
Përderisa transferimi i dhjamit nuk është si metoda implant, bën t`u ofrojë grave që duan një pamje natyrale pas zgjerimit, një opcion që është pa rreziqet që vijnë nga implantet (këputje, rrjedhjet, ndryshimi i pozitës).
Wendy Lewis thotë: „Një transferim dhjami për shtim të gjirit ka rreziqe të ndryshme nga implantet, me implante ju keni materiale të ndryshme që mund të përdoren. Kripa është më pak e rrezikshme se xhel silikoni, por është e rëndësishme të kujtoni se xhel silikoni është një nga materialet mjekësore më të studiuara në histori dhe është aprovuar nga FDA. Alternativë është që të përdorni vetë dhjamin tuaj, por zakonisht ata që dëshirojnë një shtim të gjirit janë gra të dobëta dhe shumë gra nuk janë kandidat për të. Ju duhet një sasi e madhe dhjami për të bërë gjinjtë tuaja të mëdha dhe kjo mirret në mënyrë tipike nga kofshët, të pasmet apo nga barku. “
Cilat janë përfitimet?
Derisa jo gjithkush është një kandidat ideal për transferimin e dhjamit në gji, ajo ka disa përfitime. Wendy thotë: „Gjithnjë e më shumë, mjekët janë duke konsideruar transferimin e dhjamit për shtim të gjirit si një alternativë të sigurt dhe kjo mund të ndihmojë në rastet kur një implant nuk është i nevojshëm. Për shembull, kjo procedurë mund të jetë e shkëlqyer për rindërtimin e gjirit, nëse dikush ka pasur një lumpektomi, ose për korrigjimin e defekteve si gjinjtë e pabarabartë. “ Është gjithashtu një alternativë e mirë për gratë që duan një shtim të hollë dhe jo duke shkuar deri te rritja e madhësive, plus ajo ka të mirën e mos futjes së ndonjë materiali të huaj në trup.
Po në lidhje me dobësitë?
Nëse jeni duke menduar gjinjë të mëdha, prapanicë të vogël, atëherë ndaloni me euforinë. Edhepse kjo do të tingëllojë si një këmbim i bukur, nuk do të thotë se ju nuk keni rrezikun e liposukcionit kur mendoni për këtë tretman. Kjo mund të përfshijë shenja dhe lëkurë të zgjatur.
Dobësi të tjera përfshijnë sasinë e dhjamit që është i nevojshëm për të bërë transferimin – disa njerëz thjeshtë nuk kanë sasi të mjaftueshme dhjami! Plus rezultatet janë vetëm të përkohshme dhe jo aq dramatike sa implantet e gjirit.
Po në lidhje me rezultatet?
Transferimi i dhjamit për shtim të gjirit do t’ju japë rezultate të dukshme, por kjo nuk është procedurë e drejtë për një rritje të madhe në madhësi filxhani.
Kjo procedurë duhet të ju jap një formë më të butë dhe më të natyrshme, por ndryshe nga implantet, dhjami do të përfundojë si i riabsorbuar nga trupi dhe gjinjtë tuaj do të ulen në madhësi me kalimin e kohës.
Ky riabsorbim i dhjamit mund të çojë në kthimin e formës së mëparshme ose edhe më keq, duke i dhënë një pamje të pabarabartë gjoksit tuaj. Trajtimi është kritikuar si mashtrues për pacientët e painformuar për llojet e rezultateve që ata mund të presin, dhe ka disa prova që tregojnë se injektimi i dhjamit në gji ndonjëherë mund të shkaktojë gunga të cilat mund të ngurtësohen dhe disa burime sugjerojnë që ky dhjamë i injektuar mund të çojë gjithashtu në paraqitjen e cistave.
Sa kushton?
Në Britaninë e Madhe kostoja e një shtimi të gjirit me transferim të dhjamit mund të ndryshojë në mes të 3000 £ në £ 8000, por si gjithmonë para kryerjes të një trajtimi duhet siguruar që ju jeni duke shkuar tek një kirurg që ju mund t’i besoni./kosovarja.ch/