Fëmijëve duhet t’u mësohet rutina e higjienës personale, në mënyrë që të parandalohen viruset e infeksionet. Shprehitë e tyre krijohen në moshë të vogël.Larja e shpeshtë e duarve
Ata duhet të dinë që duart duhet t’i lajnë para dhe pas ngrënies, por jo vetëm kaq. Fëmijët duhet të drejtohen drejt në banjo për larje të duarve me ujë të ngrohtë dhe sapun, sapo të kthehen nga jashtë. Ata duhet të kutpojnë se papastërtitë që zënë vend në duar, mund të sjellin sëmundje.
Hunda të pastrohet me facoletë
Fëmijët tregojnë pakujdesi kur u rrjedhin hundët. Ato ose i pastrojnë me mëngët e asaj çfarë kanë të veshur, me duar, apo nuk i pastrojnë fare. Mund të ndodhë që të mos vendosin duart kur teshtijnë apo kolliten, duke vënë në rrezik veten dhe ambientin përreth. Por prindërit duhet t’u mësojnë që ti pastrojnë me shami letre, dhe ato t’i hedhin në shportë. Në xhep mund t’i mbajnë vetëm të pastërtat.
Dush duhet bërë çdo mbrëmje
Vogëlushët mund të bëjnë naze kur vjen koha e larjes por prindërit duhet të shpejgojnë që duhet të shpërlahen papastërtitë e mbledhura gjatë ditës. Në këtë formë do të bëjnë gjumë të rehatshem dhe do të zgjohen të shëndetshëm në ditën tjetër. Që të mos e kenë bezdi larjen, lejoni që ata të kënaqen nën dush apo të zgjedhin shampon e tyre personalisht. Mund ta shoqëroni edhe me ndonjë lodër gome.
Dhëmbët të lahen çdo mëngjes dhe mbrëmje
Kjo është mënyra më e mirë për të evituar prishjen e dhëmbëve që do t’u sillte dhembje dhe humbje të buzëqeshjes së bukur. Prandaj insistoni që dhëmbët të mësojnë t;i pastrojnë në mëngjes e mbrëmje, për së paku dy minuta.
Rrobat të ndërrohen çdo ditë
Që në vegjëli ata duhet të mësohen të shkojnë në shtrat me rroba të pastërta. Më vonë kjo do t’u bëhet një shprehi e pashmangshme.