5.5 C
Priština
More

    Mësoni çfarë i ndodh organeve tuaja gjatë dietës

    spot_imgspot_img

    Mjekët urologë kanë shprehur shqetësimin se njerëzit që i nënshtrohen regjimeve kufizuese ushqimore harrojnë rëndësinë e veshkave dhe ndikimin e dietës në to.Ata shpjegojnë se kur njerëzit mbajnë një dietë të caktuar, harrojnë rëndësinë e ujit jo vetëm në humbjen nga pesha por edhe në shëndet.

    Kur organizmi përballet me kufizime ushqimore, në të vërehen nivele të larta të kripës dhe të ulëta të ujit. Një shembull vërehet tek njerëzit që i përmbahen regjimeve ushqimore që nuk lejojnë bukën ndërkohë që mishi mund të hahet pa problem.

    Në të tilla raste, nivelet e kripës në trup janë shumë të larta dhe mungesa e ujit mund të shkaktojë gurë në veshka.

    Trupi kur ka etje dërgon sinjale shumë të qarta. Në tru, gjendet një zonë e cila është përgjegjëse për etjen.

    Uji mund të shuajë etjen në punë sekondash edhe pse i duhen shumë minuta që të hidratojë të gjithë trupin. Shpesh, etja mund të ngatërrohet me ndjesinë e urisë. Një njeri që është në dietë rrjedhimisht mund të mos jetë i qartë për nevojat e trupit dhe duke qenë se nuk duhet të hajë, kështu që nuk pi ujë as për të shuar etjen as që të hidratohet.

    Ky problem vërehet edhe tek njerëzit që nuk janë në dietë. Ata mund të mendojnë se janë të uritur dhe ta teprojnë me të ngrënin kur në të vërtetë trupi ka nevojë vetëm për ujë.

    Njerëzit që pinë ujë rregullisht kanë tendencën të konsumojnë më pak sheqerna, kripë dhe yndyrë se ata që e neglizhojnë rëndësinë e tij. Për rrjedhojë, ekspertët japin këtë këshillë: nëse ju duket sikur keni uri, pini pak ujë, prisni 15 minuta dhe më pas shikoni reagimin e trupit tuaj.

    Nëse jeni të uritur do të keni gurgullimën në stomak, ndërsa nëse keni pasur etje do të ndiheni mirë dhe të ngopur. Ujin mund ta pasuroni me pak lëng limoni, i cili ndihmon në parandalimin e gurëve në veshka.

    Shpërndaje postimin:

    spot_imgspot_img

    Të popullarizuara

    spot_imgspot_img

    Artikuj të ngjajshëm
    Artikuj të ngjajshëm

    Pushimet shijojnë më shumë me Prime Travel

    Ndërsa ditët e diellit të gushtit i lënë butësisht...

    Dëshironi të vraponi më shpejt, ndiqni këto tri këshilla

    Të gjithë e kemi dëgjuar frazën se duke e...

    Dëgjoni këto këngë për seks të ngadaltë dhe sensual

    Muzika mund të ndikojë në dëshirën tonë seksuale. Kështu...

    Çfarë është shtatzënia ektopike?

    Një shtatzëni ektopike mund të jetë një ngjarje shkatërruese...