Pa marrë parasysh që nuk keni dashur ndryshime, ato kanë ndodhur. Duhet ta pranosh këtë dhe të ecësh para. Qëndroni ashtu sikurse ato duhej të ndodhnin, që të ndodhë diçka më e mirë
Ndarja është e dhimbshme, por ajo ka edhe anën e saj pozitive, këtu bëjnë pjesë të gjitha gjërat që ju mund ti mësoni pas saj. Ja se për çfarë bëhet fjalë.
- Gjithçka ndryshon
Pa marrë parasysh që nuk keni dashur ndryshime, ato kanë ndodhur. Duhet ta pranosh këtë dhe të ecësh para. Qëndroni ashtu sikurse ato duhej të ndodhnin, që të ndodhë diçka më e mirë. Kjo ndoshta nuk do të ndodhë menjëherë, por për disa gjëra nevojitet më shumë kohë.
- Ju zgjidhni rrugën tuaj
Të gjitha ndryshimet që vijnë nga ndarja, mund të lënë një ndjenjë të vetmisë dhe hutisë. Dhe kjo është plotësisht në rregull, por jo nëse kjo ndjenjë qëndron e pranishme më gjatë se sa duhet. Mos harroni se vetëm ju keni kontrollin mbi jetën tuaj dhe ju zgjedhni rrugën nëpër të cilën do të ecni. Askush nuk do ta bëjë atë për ju.
- Gjithmonë bëhu e sinqertë me vehten tuaj
Është shumë e rëndësishme të jeni e vetëdijshme për faktin se është normale që të jeni e lënduar, të vuani, pa vullnet ose të ndjeheni bosh. Këto janë të gjitha pjesë normale të ndarjes. Për këtë lejoni vehtes ca kohë për ndjenja të tilla, me kohë do ta keni më të lehtë. Nëse nuk jeni e sinqertë ndaj vetëvehtes, po e viktimizoni vehten dhe kjo kurrë nuk përfundon mirë.
- Njerëzit ndryshojnë
Ai ishte i mirë ndaj jush, kurse tani nuk dëshiron as të ju paraqitet. Po, njerëzit ndryshojnë, nganjëherë deri në atë masë që është e vështirë për ti dalluar dhe shpesh pyesim se çfarë kemi gabuar apo se si kemi mund thjeshtë të biem në dashuri me ta. Por, është e rëndësishme të dini se kjo flet shumë për ta, e jo për ju, ashtuqë mos zbritni në nivelin e tyre. Ai thjesht nuk ka më nevojë për të fascinuar dhe përvetësuar. Dhe kjo është normale. Me siguri diku aty ekziston ndokush që e dëshiron pikërisht këtë.
- Karma
Përse është e rëndësishme të ruani dinjitetin pas ndarjes? Sepse çdo gjë herëdokurë kthehet. Dhe për këtë ndonjëherë duhet kohë e gjatë, por ndjenja e kënaqësisë do të jetë e njëjtë për një javë, një muaj apo një vit, edhe pse këtë ndoshta nuk dëshironi ta pranoni haptas./kosovarja.ch/