Po ju sjellim intervistën e shkëlqyer që i dha Iris gazetares së revistës AnOther ….
“Nuk e di se çfarë mund të mësoni nga unë”, tha Iris Apfel në momentin kur ishte e ulur në divan te Annabel, në një dhomë ku ngjyrat e së cilës përshtateshin në formë magjepsëse dhe të paplanifikuar me rrobat e saj.
“Sot më është thënë që të veshë diçka të rehatshme. Nuk më kanë thënë më herët, kështu që kam improvizuar. Shpresoj se është në rregull”.
Është çudi madje të mendohet se dikush mund t’i thotë kësaj ikone të njohur të modës diçka në lidhje me zgjedhjet e saj të modës.
E veshur me pantallona kadife Ungaro dhe një përzgjedhje fantastike të ‘aksesorëve’ Iris dukej e fortë.
“Shpesh tingëllon sikur të gjithë njerëzit thonë të njëjtat gjëra, sikur të ishin të gjithë vetëm një grumbull robotësh. Dhe shumica japin një grumbull të përgjigjeve të ngjashme mikluese. Konsiderojnë se kjo ishte e pritur, madje edhe gazetarët që i intervistojnë këtë e konsiderojnë të pritshme, dhe të gjithë janë shumë të lumtur. Ndoshta kjo është arsyeja pse gazetaria shkoi në ferr. Kjo tani më nuk është gazetari, por diçka e mërzitshme. Gjithsesi, nuk kam ardhur këtu të diktojë një ese se si të bëheni kritik, por kjo është mënyra se si e shikoj unë”.
Ky element i personalitetit të saj, ky mohim komplet që të bëheni çfarëdo tjetër përveç një teh i mprehtë, e ka bërë atë yll kaq të madh gjatë kalimit të viteve. Ashtu si dhe stili i saj legjendar, Iris pa dyshim është brutalisht e ndershme.
Me 93 vjet, Iris është lloji i gruas që nuk ka frikë të thotë atë që mendon.
Më e rëndësishme është të jeni i lumtur se sa i veshur mirë
“Kur zgjohem në mëngjes, gjithmonë ndjehem ndryshe. Lirisht mund të them se jetoj sipas ‘dhjetë urdhëresave të Zotit’, nëse kjo ju kënaq. Jetoni dhe lejoni të tjerët të jetojnë është motoja ime kryesore. Nuk e humb kohën duke dënuar të tjerët. Gjithmonë ndjej se është më e rëndësishme të jeni i lumtur se sa i veshur mirë. Eci me barkun tim, nuk i qasem në formë intelektuale”.
Bëhuni praktik
“Jam person praktik. Shumë njerëz nga bota e modës jetojnë në qiell dhe janë të plotë me veten e tyre. Jetoj si qenie njerëzore – ose të paktën përpiqem! Duhet të jam inteligjente dhe praktike. Jam mbështetëse e madhe e mendjes së shëndoshë dhe sa më shumë që po plakem po vërej se gjithnjë e më shumë mendja e shëndoshë nuk është aq e pranishme. Ka pak njerëz që e kanë atë – ndoshta janë intelektual, ndoshta kanë arsimim të lartë, por nuk dijnë të veprojnë në mënyrë të drejtë. Është me të vërtetë qesharake. E dini, edhe ju jeni këtu, duhet të improvizoni, çdo ditë është e ndryshme”.
Qëndroni larg kur bëhet fjalë për teknikë, refuzoni skllavërimin me telefonat mobil
“Kurrë nuk kam parë diçka të ngjashme me sjelljen e sotme të të rinjve. Dalin në takim, ulen përballë në të njëjtën tavolinë dhe nuk shikojnë njëri-tjetrin, por komunikojnë sikur shurdhmemecët. Kjo është çmenduri. Njerëzit shkojnë në kafene për t’u njohur, dhe përfundojnë duke luajtur lojëra, kjo nuk ka aspak kuptim. Po përpiqem të bëhem person i arsyeshëm, por thjesht nuk po mund ta kuptoj pse të rinjtë janë të tillë”.
‚Teknologjia është gjë e mrekullueshme, por kam një përshtypje se dhunshëm po abuzohet. Nuk më brengosë se çka keni ngrënë për drekë apo me kë fleni – nëse jeni vërtetë shumë i lumtur. Askujt nuk duhet t’i interesojë privatësia juaj. Është e sëmurë dhe narcisoide në mënyrë shumë të keqe. Teknikisht, jetoj në shekullin e shtatëmbëdhjetë: Nuk kam kompjuter, madje asgjë nga këto gjëra të reja. Nuk e shikoj internetin, edhe pse di, më flasin njerëzit, se është përplot me tregime për mua. Dikush më ka thënë se më ka kërkuar në Google dhe se përmendem dy milion herë … Kush brengoset për këtë? Njerëzit thonë, ‘çfarë faqe që keni’- sidoqoftë, ndoshta njerëzit kanë blerë faqe në emrin tim, apo vetëm i kanë emërtuar në emrin tim. Personalisht, nuk do të harxhoja as kohën as para. Mendoj se është qesharake. Nuk e kuptoj pse njerëzit janë kaq kurioz”.
Ndiqni ëndrrat tuaja
“Gjithnjë i them njerëzve të ndjekin ëndrrat e tyre, t’i qëndrojnë besnik vetes, të mos lejojnë veten të bëhet kopje e zbehtë e asaj që e mendojnë se duhet të jenë. Kështu vetëm do të kaloni përmes jetës të pakënaqur. Kjo është e gjitha fallco. Nuk kam ‘hajmali’, apo diçka të tillë, mendoj se ne të gjithë duhet të jemi ato që jemi, dhe jo kopje e dikujt, që mendoj se shumë njerëz në ditët e sotme përpiqen. Më duket se po jetojmë në një botë të butonave, të gjithë vazhdimisht shtypin disa butona për të marrë përgjigje. Gjithnjë e më shumë njerëz janë duke jetuar pa shpirt, të gjithë janë vetëm një guackë bosh”.
Mos u përshtatni
“Thonë se duan të jenë ndryshe, por të gjithë mbajnë të njëjtën uniformë. Mendoj se, në Nju Jork, shumë lehtë mund ta dalloni dikë se nga vjen në bazë të mënyrës së veshjes. Nuk e di si është këtu, por më e keqja e Amerikës shkon për eksport. Mendoj se ka shumë polemika në lidhje me individualitetin, kurse gjithnjë e më shumë kufizime. Mendoj se vitet e fundit, çdo grua e re është e veshur zi, më kuptoni? Kur sezoni fillon, të gjithë janë në disponim, çizme të gjata të zeza, triko të zeza, xhemper të zi dhe xhaketë të shkurtër lëkure të zezë. Nuk e di, mua më duket se i ngrinë prapanica gjatë dimrit. Nuk e kuptoj pse nuk vesh një pallto”.
kosovarja.ch