Baballarët e rinj zbulojnë se çka kanë mësuar për shtatzëninë krah për krah me partneret e tyre, si dhe çka duan që ta kishin ditur më herët.
Shtatzënia paraqet njëkohësisht proçes konfuz, të bukur dhe frikshëm me plot ankth – si për nënat, poashtu edhe për baballarët e ardhshëm, veçanërisht nëse për herë të parë e shijojnë prindërimin.
Për këtë, disa nga baballarët i kanë shprehur përvojat e tyre që i kanë përjetuar me kalimin e kohës. kosovarja.ch ju prezanton disa nga këto përvoja:
Jeni më të gatshëm sa që mendoni
“Do të jeni të frikësuar, do të kontrolloni gjithçka me çka merreni, por përsëri do të mbijetoni. Kur ishte koha të kam djalin tim të parë, gruaja ime ka vendosur të lind në shtëpi në mes të dhomës ditore. E kam pranuar këtë ide pa menduar, duke e ditur se çiftet me shekuj prapa kanë vendosur për një hap të tillë. Kam qenë shumë në ankth, deri sa nuk erdhi koha edhe për lindjen e fëmijës së katërt. E di se tingëllon si klishe, por në fund gjithçka është në rregull”.
Çdo shtatzëni është unike
“Nëpër filma, çifti sapo kupton se pret ‘bebë’ pason mundi i mëngjesit, nënat e ardhshme pa hezituar hanë gjalpë, kastraveca turshi, trashen dhe e lindin foshnjën një orë më pas. Përkundër kësaj, gruaja ime kurrë nuk e ka shijuar mundin e mëngjesit, ka refuzuar të han gjalpë dhe ka lindur madje 24 orë pasi i kanë plasur ujërat. Tani kemi dy fëmijë dhe me siguri mund të them se çdo shtatzëni është unike. Edukohuni, lexoni mjaft libra, por të jeni të gatshëm për të papritura. Rrallëherë gjërat rrjedhin pikërisht sipas planit”.
Ka momente kur vërtetë nuk mund të bëni asgjë
“Jam i martuar me grua të fortë, por ka momente kur ajo kërkon ndihmën time. Gjatë dy shtatzënive ka pasur periudha kur ajo ka ndjerë dhimbje të veçantë apo pakënaqësi, kurse unë kam qenë i paaftë t’i ndihmoj. Përveç kësaj, nganjëherë partneret tuaja dëshirojnë ti leni të qeta, të janë të vetme – kjo është absolutisht në rregull dhe mos e merrni personale!”
Bëni kujdes rreth ushqimit që gatuani dhe parfumit që mbani
“Kur gruaja ime ishte shtatzënë, nuk kam mundur të besoj sa ka qenë e ndjeshme në aroma. Këshilla ime do të ishte të jeni të kujdesshëm për gjithçka. Sikur për drekë të haja diçka me hudhër, ajo menjëherë e ndjente aromën dhe fillonte të vjellë. Kam shmangur të porosisë ushqim të aromatizuar sepse ka mundur gjithçka ta ndjejë që nga ana tjetër e shtëpisë!”
Atësia kërkon edhe bisedë për emocionet
“Gjatë shtatzënisë kam qenë i fokusuar në gjërat fizike dhe as që kam mund të paramendoj se sa do të më lodhë i tërë proçesi edhe në nivelin psiqik”.
Mos i shmangni shëtitjet e mbrëmjes me gruan shtatzënë
“Nuk them se jam mashkulli më romantik në botë, por definitivisht kam dhënë gjithçka timen ta nxjerr të dashurën time të asokohe dhe gruan e tanishme në mbrëmje argëtuese së paku tri herë në muaj. Mirëpo, kur mbeti shtatzënë, kam menduar se mjafton porosia e ushqimit në vend që të dalim. Vetëm pas lindjes së foshnjës e kam kuptuar se është dashur të nxjerrim maksimumin nga lidhja jonë deri sa kemi mundur ta bëjmë pa pengesa”.
Partnerja jote është në ankth po aq sa ti (ndoshta më shumë!)
“Më kujtohet se kam qenë tepër nervoz për gjithçka përderisa gruaja ime ishte shtatzënë. Kam menduar se nuk mund ta përballoj ndrrimin e pelenave, e le më atësinë. Por, kur ajo më në fund lindi, më dukej se gjithçka është në rregull si më parë. Do të kisha dashur ti kushtoja më shumë vëmendje nervozës së saj dhe ta kisha kuptuar se të dy kemi qenë njëlloj në ankth”./kosovarja.ch/