-0.3 C
Priština
More

    Meshkujt i përjetojnë sukseset e bashkëshorteve si dështime personale?

    spot_imgspot_img

    Problemi i përjetshëm i meshkujve – nuk mund të përballen me superioritetin e gruas! Tani kjo është vërtetuar edhe me shkencë!

    Vetëbesimi i meshkujve mund të shembet me suksesin e partneres së tyre, ka treguar hulumtimi i ri të cilin e ka bërë asociacioni i psikologëve në Amerikë.

    Femrat përkundrazi, janë ndjerë më mirë në lidhje kur partnerët i kanë pasur të suksesshëm.  Hulumtimi i bërë me gati një mijë heteroseksualë ka treguar se meshkujt kanë problem të madh me vetërespekt kur partneret e tyre ia dalin në ndonjë punë të cilës i janë sulur.

    Ka kuptim në atë që meshkujt ndihen të diskriminuar nëse femra e tyre apo bashkëshortja ia dalin në diçka që ai nuk ka mundur’, ka thënë Kejt Ratlif, autorja kryesore e këtij lloj studimi në Universitetin e Floridës.

    “Ky studim ka treguar që meshkujt e ndjejnë suksesin e partneres si dështim personal”.

    Eksperimenti i bërë në Holandë dhe në Universitetin e Virxhinias ka treguar gjithashtu rezultate befasuese. Çiftet kanë zgjidhur një test të caktuar, dhe secilit prej tyre veçanërisht i është thënë se si partneri apo partnerja e tyre me poenat e fituara në test është ndër të parët apo në 12 për qindshin e fundit  nga të gjithë studentët e universitetit.

    Edhe pse nuk ka pasur ndryshime të dukshme në kumtimin e tyre, ndërdija e reagimit të meshkujve ka treguar që me siguri janë ndjerë keq pasi që i është thënë që partnerja e tyre ka arritur të radhitet ndër 12 të parët./kosovarja.ch/

     

    Shpërndaje postimin:

    spot_imgspot_img

    Të popullarizuara

    spot_imgspot_img

    Artikuj të ngjajshëm
    Artikuj të ngjajshëm

    Pushimet shijojnë më shumë me Prime Travel

    Ndërsa ditët e diellit të gushtit i lënë butësisht...

    Dëshironi të vraponi më shpejt, ndiqni këto tri këshilla

    Të gjithë e kemi dëgjuar frazën se duke e...

    Dëgjoni këto këngë për seks të ngadaltë dhe sensual

    Muzika mund të ndikojë në dëshirën tonë seksuale. Kështu...

    Çfarë është shtatzënia ektopike?

    Një shtatzëni ektopike mund të jetë një ngjarje shkatërruese...