Nëse nuk jeni dashamire e erërave artificiale për freskim të ajrit, duke përfshirë lulet dhe sende të ndryshme elektrike, atëherë kjo është gjëja e duhur për juve.
Freskuesi juaj i ajrit, i bërë tërësisht në kushte shtëpiake. Thjeshtë, fusni në ujë të gjithë përbërësit me aromë të mirë, bimët, pemët, mëlmesa dhe ato do ta lëshojnë erën e vet përmes avullimit. Përkufizojuni tek përbërësit të cilët mundeni lehtë t’i blini dhe nuk janë shumë të shtrenjta.
Të gjitha që ju duhen janë:
Frutat
Ju rekomandojmë citronn, sepse e ka erën më intensive, zgjat më shumë dhe i jep ambientit ndjenjën e freskisë.
Bimët
Përsëri mund të përdorni çfarë të doni, por aromën më të mirë e kanë ruzmarina dhe temjani.
Gjithashtu, nga bimët tjera mund të përdorni : degë pishe, ekstrakt vanilje, bajame, pastaj mëlmesa, si: anis, cimet, dhe karafil
Mënyra e përgatitjes është shumë e thjeshtë. Të gjithë përbërësit të cilët i keni zgjedhur, lagini me ujë dhe lërini në shporet të zihen, më pas uleni pak zjarrin dhe ngadalë përziejini, hidheni më pas në një enë dhe kjo është e tëram.