1.4 C
Priština
More

    Mënyrë e lehtë për të fituar kaçurrela moderne

    spot_imgspot_img

    Edhepse këto janë shumë të njohura në pistën apo tapetin e kuq nga aktoret e famshme, por sidoqoftë lloknet e modes së vjetër praktikisht janë në zhdukje pas një përdorimi të madh. Në sytë e njerëzve, më shumë se 20 copa llokne, duken si të vështira për tu përdorur, marrin kohë dhe rrezikoni ti bëni flokët si ondet e gjyshes suaj.

    Në frymën për të hedhur poshtë këto mite kemi kontaktuar me stilisten e flokëve Kat Zemtsova, për të transformuar flokët e buta dhe të padefinuara, në flokë të valëzuar duke përdorur asgjë më shumë se disa llokne të lira. Shihni si ndodhë magjia para syve tuaj:

    Hapi 1: Përgatitni flokët

    Spërkatni flokët me sprej uji, ose nëse i keni të lara nga një ditë më parë, vetëm lagni pak për t’ju dhënë një formë për rregullim, thotë Zemtsova.

    Hapi 2: Mbështjellni lloknet

    Duke përdorur lloknet prej sateni (të cilët janë më pak abrasive për flokët), merrni një pjesë të flokëve dhe rrokulliseni tek lloknja duke filluar nga rrënja deri tek majat e flokëve. Sa më shumë pjesë nga flokvt të mirrni aq më të lrishme do të jenë valët e flokëve.

    Hapi 3: Thani me tharrëse lloknet

    Ju mund edhe mos ti thani flokët nëse i bëni gjatë natës dhe flini ashtu me llokne deri në mëngjes, ose nëse i bëni aty për aty, mund të fitoni mënjëherë lloknet duke i nxehur apo tharrë me tharrëse, thekson Zemtsova.

    Hapi 4: Hiqni lloknet

    Një nga një, hiqni lloknet duke larguar njëherë kapjen dhe më pas duke i lëshuar flokët të bien vet nga lloknja, prej fytyrës te poshtë.

    Hapi 5: Lironi pak flokët e valëzuara

    Kështu, flokët i keni shumë të valëzuara dhe me shkëlqim. Për ti liruar paksa ato, futni gishtat nëpër flokët tuaj, nga rrënja deri tek majat dhe shkundni ato nga jashtë. Mos kini frikë nëse mendoni se do të duken pak të çrregullta, kjo paraqet mënyrën më të mirë për valëzim modern të flokëve.

    Hapi 7: Voila! – Ja pra!

    E shihni? Pra, këto onde nuk i ngjajnë si të gjyshes suaj, përkundrazi janë shumë modern dhe thjeshtë për t’u praktikuar.

    kosovarja.ch

    Shpërndaje postimin:

    spot_imgspot_img

    Të popullarizuara

    spot_imgspot_img

    Artikuj të ngjajshëm
    Artikuj të ngjajshëm

    Pushimet shijojnë më shumë me Prime Travel

    Ndërsa ditët e diellit të gushtit i lënë butësisht...

    Dëshironi të vraponi më shpejt, ndiqni këto tri këshilla

    Të gjithë e kemi dëgjuar frazën se duke e...

    Dëgjoni këto këngë për seks të ngadaltë dhe sensual

    Muzika mund të ndikojë në dëshirën tonë seksuale. Kështu...

    Çfarë është shtatzënia ektopike?

    Një shtatzëni ektopike mund të jetë një ngjarje shkatërruese...