11 C
Priština
More

    Mënyrat e dekorimeve që e bëjnë shtëpinë tuaj të duket më e pastër

    spot_imgspot_img

    Shtëpitë janë mjaft kaotike, edhe pa bërë gjëra që të duken dhe ndjehen madje edhe më të pista. Kjo nuk ka të bëjë me rregullimin praktik apo rrëmujën, por përzgjedhjen e dekorimit që kemi bërë, gjë që ndikon në ndjesinë e parregullsisë apo qetësimit. Disa njerëz e pëlqejnë si stimulim vizual, kurse të tjerët i shqetëson ngaqë e ndjejnë si kaotike. Gjeni nivelin tuaj të komoditetit me këto këshilla dhe vlerësime.

    Më pak ngjyra

    Zbuloni, si të kombinoni ngjyra të ndryshme, ashtuqë të mjaftojë vetëm një kombinim për ta bërë dhomën të duket e kompletuar dhe tërheqëse, por edhe e banueshme. Ju nuk dëshironi që gjithçka të mos përputhet, por gjithashtu nuk dëshironi të merreni me çfarëdo katalogu. Nëse mendoni se është laramani e tepruar e ngjyrave, krijoni një nuancë në vend të shumë ngjyrave në një të vetme. Kjo shton thellësinë dhe bukurinë e dhomës pa e ngarrkuar atë.

    Mobilje me nivel të njëjtë

    Kështu, karriget me lartësi të njëjtë krijojnë një linjë të vazhdueshme, kurse lartësitë e ndryshme ju lodhin pak trurin në përpjekje për kombinimin e tyre. Nëse dëshironi të mbani ndjenjën e shtëpisë së rregulluar, vendosni në madhësi të ngjashme.

    Stili i përputhjes

    Shtëpitë me pjesë në stile të ndryshme janë dinamike dhe interesante. Por, shumë përzierje dhe syri yt nuk e di se ku të aterojë, ashtuqë rrotullohen të hutuar dhe të pakënaqur. Shtoni në çdo pjesë me stil të caktuar të paktën një element i cili dallon një ngjyrë, periudhë kohore, apo përfundim. Me lidhjen e elementeve të projektimit në hapësirën tuaj duke përdorur karakteristika të përbashkëta, i lejoni syve të lëvizin me kënaqësi nëpër hapësirë.

    Ekspozim i gjërë arti

    Korniza të shumta të ndryshme të varura në mur janë një mënyrë e mirë për të mbushur një hapësirë të madhe, por pengesë është rrëmuja vizuale që vjen nga pjesë të tepruara të varura pranë njëra-tjetrës. Padyshim se rregullimi i murit të galerisë është artistik dhe i balancuar (dhe na pëlqen!), por për disa sy mund të duket kuturu dhe i çrregullt. Një vepër e madhe arti dëshmon punën e bërë dhe i dallon më mirë gjërat.

    Simetria

    Simetria është një mënyrë e natyrshme e krijimit të ndjenjës së një rregulli në hapësirë – ajo kujdeset për barazpeshën vizuale, por edhe të krijojë një ritëm të kapshëm për sytë. Nga ana tjetër, dekorimet që nuk duken në mënyrë të përkryer në vetvete nuk krijojnë të njëjtën ndjenjë të sigurisë, rendit dhe paqes. Simetria është tërheqëse, por perfekcionizmi shpesh mund të krijojë një atmosferë që nuk funksionon për një shtëpi të jetës reale.

    kosovarja.ch

    Shpërndaje postimin:

    spot_imgspot_img

    Të popullarizuara

    spot_imgspot_img

    Artikuj të ngjajshëm
    Artikuj të ngjajshëm

    Pushimet shijojnë më shumë me Prime Travel

    Ndërsa ditët e diellit të gushtit i lënë butësisht...

    Dëshironi të vraponi më shpejt, ndiqni këto tri këshilla

    Të gjithë e kemi dëgjuar frazën se duke e...

    Dëgjoni këto këngë për seks të ngadaltë dhe sensual

    Muzika mund të ndikojë në dëshirën tonë seksuale. Kështu...

    Çfarë është shtatzënia ektopike?

    Një shtatzëni ektopike mund të jetë një ngjarje shkatërruese...