0.5 C
Priština
More

    Mënyra të thjeshta për të shpëtuar nga varësia prej rrjeteve sociale

    spot_imgspot_img

    Ndikimi i rrjeteve sociale në jetën e njerëzve përpos të tjerave është edhe i dëmshëm. Kjo për faktin se është shumë e thjeshtë që të fiksohemi, të bëhemi të varur pas tyre dhe të lëmë pas dore gjërat që kanë vërtet rëndësi.Nëse ndjeni se marrëdhënia juaj me rrjetet sociale po del gjithnjë e më tepër jashtë kontrollit, merreni situatën në dorë dhe largojeni veten prej tyre sa më shpejt të jetë e mundur. Si ta bëni këtë?

    Mbyll të gjithë njoftimet!

    Duket bërë “Off” të gjithë notifications-at që të shpërqëndrojnë nga rutina e përditshme, do ta keni më të lehtë të bëni siç duhet detyrat tuaja dhe të përqëndroheni në çdo gjë që bëni.

    Njoftimet që vijnë nga llogaritë sociale ju kujtojnë se diçka është duke ndodhur në botën virtuale dhe kureshtja për ta ditur çfarë shpesh është e pamundur të shuhet.

    Vendosi vetes ca limite

    Vendos një orar të caktuar për kohën që do të kalosh në telefon duke llogaritur kështu minutat që do të shpenzosh në rrjetet sociale. Në bazë të varësisë që ke ndaj tyre, vendos për kohën që do të kalosh atje.

    Fillimisht do të të duket e vështirë, por pastaj do ta shohësh që është metodë që funksionon.

    Merru me diçka të re

    Nëse ke mjaftueshëm kohë të lirë dhe nuk di si ta kalosh përveçse duke u marrë me telefonin, mendo diçka tjetër.

    Mëso një gjuhë të re, futu në një kurs, sport apo lexo një libër. Do të habitesh kur të gjesh kohë për gjithçka dhe të ndihesh mendërisht më i freskët.

    Përfshihu në familje dhe me miqtë e tu

    Në vend që t’i shohësh nëpër Story, nëse nuk i takon dot fizikisht lini një orar për video call dhe flisni, ose organizoni një lojë të gjithë në grup.

    Bëji rrjetet sociale të duken si “përkëdhelje” për veten

    Shiheni në këtë këndvështrim. Ti nuk i bën thonjtë çdo ditë dhe as nuk konsumon çdo vakt jashtë, por kur e bën merr kënaqësi të veçantë dhe e ndjen se e meriton.

    Trajtojeni kështu dhe botën virutale. Merruni me të pasi të keni bërë diçka produktive fillimisht.

    Fshini çdo aplikacion që nuk përdorni

    Nëse Twitter-in se keni përdorur për muaj të tërë, më mirë fshijeni.

     

    Shpërndaje postimin:

    spot_imgspot_img

    Të popullarizuara

    spot_imgspot_img

    Artikuj të ngjajshëm
    Artikuj të ngjajshëm

    Pushimet shijojnë më shumë me Prime Travel

    Ndërsa ditët e diellit të gushtit i lënë butësisht...

    Dëshironi të vraponi më shpejt, ndiqni këto tri këshilla

    Të gjithë e kemi dëgjuar frazën se duke e...

    Dëgjoni këto këngë për seks të ngadaltë dhe sensual

    Muzika mund të ndikojë në dëshirën tonë seksuale. Kështu...

    Çfarë është shtatzënia ektopike?

    Një shtatzëni ektopike mund të jetë një ngjarje shkatërruese...