Mënyra natyrale të riparimit të majave të çara

Larja e vazhdueshme, tharja dhe stilimi i flokëve mund të lë majat të thata dhe të brishta. Kjo gjë sjell paraqitjen e një armiku të madh të femrave: thyerjen e majave të flokëve. Në treg ekzistojnë shumë produkte që pretendojnë se mund të rregullojnë këtë problem, mirëpo para se të harxhoni paratë, pse mos të provoni këto metoda natyrore të rregullimit të majave të thyera.

Lejoni flokët të thahen nga ajri

Tharja me fryerje të ajrit të ngrohtë mund të ju shpëtojë kohë, mirëpo tharja nga ajri mund të shpëtojë majat nga thyerja e tyre. Nëse përsëri dëshironi të përdorni tharësen me fryerje, atëherë lereni atë në temperaturën më të ulët të mundshme. Gjithashtu përmbahuni nga vendosja e tharëses shumë afër flokëve dhe mundohuni të thani flokët shpejtë.

Përmbahuni nga krehja e flokëve të lagura

Fijet e flokëve janë të prira të thyhen kur janë të lagura, andaj rekomandohet që të përdorni gishtat të shthurrni dhe aranzhoni flokët menjëherë pas dushit. Mund të përdorni krehër me dhëmbë të gjerë.

Përdorni vaj ulliri si kondikcioner i thellë

Cilësitë hidratuese dhe antioksiduese të vajit të ullirit janë të vyeshme për flokët që kanë prirje të thyhen në maje. Vaji i ullirit ndihmon ushqimin e lëkurës së kokës dhe fshikëzat e flokëve, si dhe i shpëton prej dëmtimi nga radikalet e lira. Aplikimi i vajit të ullirit gjithashtu hidraton dhe forcon rrënjët e flokëve, duke mbajtur larg tharjen dhe thyerjen e tyre. Nëse vaji i ullirit është i shtrejtë për ju, atëherë mund të përdorni vaj kokosi apo susami.

Përmbahuni nga përdorimi i produkteve të fuqishme për stilim të flokëve

Asgjë nuk e bën më të thatë dhe më të dëmtuar flokun tuaj se sa kimikatet e ashpra që gjenden në produktet e shumta për stilim të flokëve. Orientohuni për produkte që përmbajnë 100% përbërës natyral.

Aplikoni rregullisht trashës të flokëve

Natyrisht, majat e thyera nuk do të ndodhnin nëse fijet e flokëve do të ishin më të trasha. Prandaj është ide e mirë të përdorni trashës të flokëve rregullisht. Orientohuni për produkte pa përbërës të ashpër, dhe që ofrohen nga prodhues me reputacion të mirë.

Copëtoni fijet problematike

Të shkurtoni majat është zgjidhja më e kuptimtë nëse asgjë tjetër nuk funksionon. Mos të brengoseni, pasiqë flokët do të rriten shpejtë. Menjëherë pas shkurtimit të majave, filloni t`i përmbaheni këshillave të mësipërme.

kosovarja.ch